DEKLARATË PËR SHTYP Të garantohet respektimi i të drejtës së besimit fetar nga ana e institucioveve të shtetit shqiptar Megjithëse këto raste janë bërë objekt i debateve mediatike ku opinioni publik në përgjithësi ka shfaqur simpati dhe mbështetje për vajzat besimtare që dëshirojnë të shkollohen në sistemin e arsimit publik, nga administratat e shkollave është mbajtur një qëndrim i ngurtë, i justifikuar me rregulloren e shkollës që nuk lejon mbajtjen e “simboleve fetare”. Është për tu përmendur këtu gjithashtu rasti i Universitetit të Durrësit, ku u përjashtuan nga universiteti një studente dhe një student për shkak të mbajtjes së shamisë dhe mjekrës. Ngjarja shkaktoi një bujë mediatike dhe rektori u detyrua të tërhiqet pas presionit të opinionit publik i cili doli në mbështetje të të drejtës së atyre të rinjve, për tu arsimuar pa pengesë në universitetin publik. GSHDNJ dhe organizatat dhe shoqatat firmëtare të kësaj deklarate e quajnë të nevojshme të kujtojnë se liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 24, pika 2 thuhet tekstualisht: Në legjislacionin shqiptar një rëndësi e veçantë i është kushtuar njohjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si një nga shtyllat e shoqërisë së qytetëruar bashkëkohore. Shqipëria është anëtare e OKB-së që nga 14 dhjetori 1955 dhe ka ratifikuar pothuajse të gjitha konventat kryesore të kësaj organizate lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, disa prej të cilave janë: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, 1948 (aderuar në 1955); Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial, 1969 (aderuar në 1994); Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, 1966 (aderuar në 1991); Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, 1989 (aderuar në 1996). Shqipëria është anëtare e OSBE-së dhe ka nënshkruar të gjitha dokumentet e saj, si Akti Final i Konferencës së Helsinkit (1975); Deklarata e Kopenhagenit (1990) etj. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës që nga 13 korriku 1995 dhe ka nënshkruar dhe ratifikuar një numër të madh dokumentesh të rëndësishëm si Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (1951); Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare etj. Në të gjitha këto konventa sanksionohet e drejta e ushtrimit të fesë në liri dhe pa pengesa dhe respektimit të të drejtave të grave. Është e rëndësishme të theksohet se në nenin 122 të Kushtetutës, pika 2 thuhet tekstualisht: “Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.” Duke u bazuar në argumentet e parashtruar më sipër, duket krejt absurde që rregulloret e një shkolle, këshilli akademik të ndonjë universiteti apo drejtorie arsimore të kenë fuqi mbi ligjin themelor të shtetit. Situatën e krijuar e ka rënduar edhe më tepër reagimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit e Shkencës, e cila deklaroi zyrtarisht se “vajzat e mbuluar me shami apo me simbole të tjera fetare nuk duhet të lejohen në shkolla” dhe se “shkolla është laike e të gjithë nxënësit aty duhet të jenë të barabartë pavarësisht bindjeve apo besimeve fetare”. Është krejt e qartë që prania e besimtarëve të çfarëdolloj feje nuk mund të ushtrojë asnjë ndikim në karakterin laik të shkollës, të konsoliduar më kohë në vendin tonë dhe nuk mund të jetë rrezik real për tronditjen e tij. Kjo garantohet nga prezenca e tre religjioneve kryesore në vendin tonë dhe pamundësisë të kontrollit të ndonjërit prej tyre mbi sistemin e edukimit. Jemi të mendimit që dëshira e besimtareve dhe besimtarëve muslimanë për të marrë dije nëpërmjet sistemit të arsimimit publik duhet konsideruar si një faktor me ndikim mjaft pozitiv në emancipimin e shoqërisë shqiptare. Asnjë e mirë nuk i vjen shoqërisë sonë nga margjinalizimi i besimtarëve të fesë islame, përjashtimi dhe etiketimi i pabazë dhe i pavend i tyre. Muslimanët e Shqipërisë si dhe ata që jetojnë në vendet fqinje i janë bashkuar vokacionit të të gjithë kombit për tu integruar në botën Euro-Atlantike. Tani kur me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociimin me BE-në dhe me pranimin e Republikës së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior (NATO), ata janë plot shpresë që do të kenë të drejtë të shkollohen dhe të punojnë në të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, ashtu siç kanë mundësi edhe muslimanët në SHBA, Britaninë e Madhe e vendet e tjera demokratike të Evropës, dhe nuk do të përjashtohen nga sistemi siç ka ndodhur për fat të keq deri më tani. Organizatat e shoqërisë civile të poshtëshënuara, i kërkojnë Presidentit të Republikës , si garant i Kushtetutës, që të sigurojë respektimin e aktit më të rëndësishëm në hierarkinë e legjislacionit që detyron respektimin e të drejtës së besimit fetar. Gjithashtu i kërkojmë Kryetares se Parlamentit si dhe Kryeministrit të RSH , si përgjegjës i administratës shtetërore, ta vlerësojë më seriozitet shqetësimin tonë, duke i dhënë rëndësinë e duhur këtij problemi të mprehtë të shoqërisë shqiptare për të mos lejuar në të ardhmen aplikimin e masave që cënojnë të drejtën e besimit në Shqipëri. 1. Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut. 2. Forumi Musliman i Shqipërisë. 3. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam. (A.I.I.T.C.) 4. Këshillit Shqiptar i Marrëdhënieve Islamo – Europiane. 5. Klubi Kulturor “DRITA”. 6. Qendra Islame Shqiptare e Nju Jorkut dhe e Nju Xhersit. 7. Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar. (I.C.C.) 8. Qendra Studimore Fetare “Erasmus”. 9. Shoqata “Gruaja në Media”. 10. Shoqata “Miqtë e dijes për mirëkuptim dhe paqe”. 11. Shoqata “Qëllimi i Jetës”. 12. Shoqata Bamirëse Islame, Shkodër. 13. Shoqata Kultura Islame e Intelektualëve, Shkodër. 14. Shoqata Kulturore “Rinia e së ardhmes” 15. Shoqata Kulturore “Dora e mëshirës”. 16. Shoqata Kulturore “Gruaja”. 17. Shoqata kulturore “Paqe, Progres dhe Harmoni”. 18. Shoqata Kulturore “Tradita”. 19. Shoqata Kulturore “Visare”. 20. Shoqata Kulturore Humanitare “Burimi”. 21. Shoqata Kulturore Islame “Nektari i Jetës”. 22. Shoqata Zëri i gruas shqiptare. 23. Shoqata Kulturore “Puna e Mirë”.
______________________________________________________ Njoftim për editorët: Forumi Musliman i Shqipërisë është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimi i të cilës është të luftojë racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë. |
|||
Te drejtat e rezervuara. Forumi Musliman i Shqipërisë |