“Ky raport analizon incidentet islamofobe që ndodhën gjatë perjudhës janar dhjetor të vitit 2020. Ngjarje të ndryshme politike dhe shoqërore ndërkombëtare, veçanërisht dy kryesoret si vrasja e mësuesit në Paris, Party Samuel, dhe sulmi në Vjenë; si dhe ngjarje ndërkombëtare dhe vendase kanë ndikuar në përforcimin e retorikës anti-muslimane.

Kjo retorikë karakterizohet nga gjuhë islamofobe dhe gjithashtu me gjuhë urrejtje e shoqëruar me narrativë antiturke.

Gjatë vitit të kaluar, islamofobia u drejtua kryesisht kundër muslimanëve vendas të cilët kanë një zë dhe një ndikim në shoqëri, duke i vendosur ata nën presion dhe duke u detyruar të dënojnë “sulmet terroriste”
në botë, dhe gjithashtu kundër imamëve duke u tallur publikisht nga gazetarë dhe opinionistë.

Platforma të ndryshme në internet, përfshirë portalet e lajmeve dhe rrjetet sociale, mbeten mënyra kryesore për promovimin e gjuhës së urrejtjes anti-
muslimane. Platforma të cilat përdoren nga gazetarë, figura publike dhe qytetarë për të përhapur ndjenja anti-muslimane.
Marrë nga https://muslimania.al/raporti-europian-i-islamofobise-permbledhje-e-shkurter-mbi-shqiperine/

  • Linku raportit: https://islamophobiareport.com/