Forumi Musliman i Shqipërisë

Qëllimet e Forumit

– Forumi Musliman i Shqipërisë (FMSH) synon të jetë një organizatë me shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, e cila grumbullon rreth saj intelektualë, biznesmenë, teologë dhe besimtarë të fesë Islame dhe me sektet e saj.

– Të promovojë si në mjedisin shqiptar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar fenë Islame dhe karakteristikat e saja në Shqipëri dhe në botë, si fe e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit.

– Të mbrojë imazhin e fesë Islame në Shqipëri dhe në botë dhe të drejtat e besimit dhe demonstrimit të tij, sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Kartave Ndërkombëtare të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut dhe Besimit.

– Të luftojë të gjitha format e racizmit, ksenofobisë, diskriminimit për shkak të besimit që mund të shfaqen në shoqërinë tonë dhe më tej.

– Të përmirësojë nëpërmjet komunikimit publik, intelektual dhe politik imazhin historik, kulturor dhe fetar të muslimanëve në Shqipëri.

– Të mbledh rreth saj banorë të RSH të përkatësisë Islame, pa dallim etnie apo origjine.

– Të ketë organe të saj mediatike

– Të shërbejë si qendër studimore për studime të ndryshme që kanë lidhje me Shqipërinë, Islamin dhe fetë në Shqipëri

– Të organizojë leksione, takime, dhe tubime me intelektualë dhe politikanë shqiptar me qëllimin e formimit të një lobi pro-fetar dhe pro-kombëtar në vend

– Të organizojë kurse studimore, me ekspertët e saj, për të mësuar mbi shkencat fetare dhe jo-fetare, me qëllim përhapjen e dijeve shkencore dhe fetare në vend.

– Të organizojë fushata komunikuese publike në mediat vizive dhe të shkruara për të pasqyruar lajme, dhe kundërvihet tendencave ofenduese kundër fesë në Shqipëri

-Të mbështesë kërkesat ekonomike dhe të drejtat e bashkësive fetare ndaj pushtetit qendror dhe lokal.

NA SHKRUANI

Nëse doni të kontaktoni Forumin Musliman të Shqipërisë apo keni projekte dhe ide ose doni të raportoni diçka, ju lutemi shtypni butonin e mëposhtëm dhe plotësoni formën e kërkuar.