Forumi Musliman i Shqipërisë

Forumi Musliman i Shqipërisë (FMSH) - Kush jemi ne?

Forumi Musliman i Shqipërisë (FMSH) është një organizatë jo qeveritare, themeluar pranë gjykatës së Tiranës në Prill të vitit 2005, nga një grup intelektualësh dhe besimtarësh muslimanë shqiptarë, me qëllim; mbrojten e imazhit të fesë Islame në Shqipëri dhe në botë, dhe të drejtave të besimit dhe demonstrimit të tij, sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Kartave Ndërkombëtare të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut dhe Besimit.

Forumi Musliman i Shqipërisë synon të rrisë vëmendjen e politikës dhe publikut shqiptar në luftë kundër Islamofobisë dhe racizmit, monitorojë incidentet e Islamofobisë dhe racizmit, dhe të punojë për të eleminuar diskriminim fetar dhe racor, dhe të lobizojë për çështje me interes për muslimanët e Shqipërisë dhe komunitetet e tjera të vendit.

FMSH është themeluar në mbështetje të Ligjit 7580 dt 29.07.1994 nenet 39-53, të ligjit 8781 dt 03.05.2001, të Ligjit 8788 dt 07.05.2001,e 8789 dt 7.5.2001 për organizatat që operojnë në Republikën e Shqipërisë.

Forumi Musilman i Shqipërisë është një organizatë e cila mbledh rreth saj intelektualë, biznesmenë, teologë dhe besimtarë të fesë Islame dhe sektet e saj, dhe me ta, synon të luftojë të gjitha format e racizmit, ksenofobisë, diskriminimit për shkak të besimit që ekzistojnë në Republikën e Shqipërisë dhe më tej.

Nëpërmjet komunikimit publik, intelektual dhe politik, FMSH syon të ruajë imazhin historik, kulturor dhe fetar të muslimanëve në Shqipëri dhe të fesë Islame. FMSH kërkon të thyejë tabutë e politikës në Shqipëri, e cila në vitet e fundit ka portretizuar Islamin si rrezik për Shqipërinë dhe integrimin e shqiptarëve në Evropë. FMSH refuzon dhe denoncon klithjet e racistëve dhe islamofobëve në Shqipëri të cilët kërkojnë të kthejnë muslimanët shqiptarë në të krishterë, grekë etj.

Besimi i FMSH-së është se shqiptarët muslimanë janë pjesë e nderuar e kombit tonë, dhe për këtë aryse kërkon të luftojë racizmin dhe aparteidin mediatik, politik dhe institucional që interesat e huaja orkestrojnë në Shqipëri. FMSH kërkon të ruajë dhe mbrojë shqiptarët e përkatësisë Islame dhe t’i bëjë ata krenarë për kombin, fenë, historinë dhe atdheun e tyre.

DREJTUES TE FORUMIT MUSLIMAN TE SHQIPERISE

Me poshte gjeni disa nga drejtuesit e Forumit Musliman te Shqiperise

FISNIK KRUJA - KRYETAR
ROALD HYSA - SEKRETARI ORGANIZATIV

Kontakto Forumin

Forumi Musliman i Shqipërisë mund të kontaktohet në formën e mëposhtme

BASHKPUNIME

Disa nga shoqatat dhe organizatat me të cilat Forumi Musliman i Shqipërisë ka pasur dhe ka bashkpunime.