Përgjigje 

FMSH: Miranda Vickers gabon mbi Islamin në Shqipëri

13 – nentor – 2008
Forumi Musliman i Shqipërisë ka lexuar me interes punimin e znj. Miranda Vickers me titull “Islam in Albania” të botuar në mars 2008 për Grupin e Kërkimeve dhe Vlerësimeve të Përparuara (Advanced Research and Assessment Group) të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (Defence Academy of the United Kingdom).

Pas leximit të raportit të znj. Vickers, Forumi Musliman shpreh moskënaqësinë e tij me nivelin e punimit të znj. Vickers. Forumi sheh me shqetësim që punimi i znj. Vickers është i mbushur me përgjithësime dhe në shumë raste edhe me thashetheme të cilat ia ulin vlerat një punimi akademik, të cilin znj. Vickers pretendon të ketë bërë.

Në shkrimin e znj. Vickers shumë fjali dhe paragrafë tregojnë që ajo e përgjithëson dhe tejthjeshtëzon situatën e Islamit në Shqipëri, dhe duket që nuk njeh mirë komunitetin e muslimanëve shqiptarë dhe në shumë raste nëpërmjet përgjithësimeve, nxit frikë dhe islamofobi ndaj muslimanëve. Në disa raste si në faqen 2 të punimit[1] znj. Vickers pretendon se shqiptarët e rrëzuan komunizmin për të përqafuar vetëm  perëndimin dhe jo fenë Islame. Ajo injoron vërshimin masiv të shqiptarëve drejt fesë siç janë hapja e kishave dhe xhamive në të gjithë vendin dhe nisja e mësimit të fesë nga ana e shqiptarëve pas rënies së komunizmit.

Fjalitë që ajo përmend në shkrimin e saj, të lënë të kuptosh sikur shqiptarët e kanë refuzuar Islamin kur ajo përmend fjalinë “Towards Europe or Islam.” Ky është një shembull shumë thjeshtëzues dhe përjashtues, i cili nuk merr parasysh ndjenjat e muslimanëve shqiptarë por merr për referencë vetëm islamofobët në Shqipëri, të cilët nuk duan të shohin Shqipërinë as me muslimanë, as në Organizatën e Konferencës Islamike dhe as që te këtë lidhje me botën arabe.

Në shkrimin në fjalë znj. Vickers jep disa fakte qe do te çudisnin çdo studiues serioz të feve në Shqipëri. Kështu në një vend, dhe pa dhënë asnjë referencë ajo pretendon, se misionarët muslimanë paguajnë femijë për të shkuar në xhami.[2] Në një vend tjetër znj. Vickers, kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë e quan “Kryemyfti” apo “Chief Mufti Selim Muca” ndërkohë që këtë post e ushtron Hafiz Shaban Saliu. Në një vend tjetër ajo pretendon që xhemati Ahmedi i cili ka një xhami në Tiranë, por shihet si jo-musliman nga muslimanët, sipas saj është “një sekt shumë strikt Musliman nga Kashmiri”[3] Ndërsa në një vend tjetër ajo pretendon se një studiues që shkruan për çështjet e muslimanëve në Shqipëri, është edukuar në medresetë e Malajzisë, në një kohë që ai nuk është edukuar në asnjë medrese në jetën e tij.

Në faqen 3 të punimit[4] znj. Vickers pretendon se që nga vitet 1990, disa mijëra shqiptarë kanë shkuar në vendet arabe dhe aziatike dhe si rrjedhojë kanë sjellë një version ndryshe të Islamit nga ai hanefi në Shqipëri. Por ajo nuk jep asnjë referencë për këtë pretendim kaq të madh. Miti i Islamit arab të cilin znj. Vickers e trajton si të keqin– kundër – Islamit shqiptar që shumë islamofobë kanë krijuar në Shqipërinë e viteve të fundit[5] duket se është tema kryesore e punimit të znj. Vickers. Në faqen 2 të punimit të saj autorja tregon se në Shqipëri me hapjen e vendit ndaj botës së lirë, erdhi edhe lindja e Islamit Arab, thua se Islami që muslimanët praktikojnë sot në Shqipëri dhe në të gjithë botën ta ketë origjinën nga Hëna dhe jo nga Meka. Më tej Vickers pretendon se muslimanët në Shqipëri kërcënohen nga fundamentalistët të cilët po penetrojnë në vend nëpërmjet trajnimit të imamëve dhe literaturës.[6] Por ajo dështon të tregojë persekutimin që ka ndodhur dhe ndodh kundër muslimanëve, arabëve dhe shumë OJQ-ve muslimane në Shqipëri në këto vitet e fundit, sidomos pas ngjarjeve tragjike të 11 Shtatorit.

Më tej Vickers pretendon që në Shqipëri, si pasojë e ardhjes së “Islamit arab” janë krijuar dy grupe rivale brenda Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të cilët ndahen në selefistët dhe hanefitë, ku të parët tregohen si radikalë, jo-modernistë ndërsa të fundit si të moderuar. Sipas autores, selefistët janë problem jo vetëm për muslimanët sunitë në Shqipëri, por edhe për bektashitë dhe shikohen edhe si terroristë potencialë.[7]

Mitin e kërcënimit selefi, Vickersi e lidh edhe me vrasjen e Salih Tivarit ish-sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Edhe pse deri me sot nuk dihet se kush e ka vrarë Tivarin dhe se në shtypin shqiptar është aluduar në shumë raste që ai mund të jetë vrarë nga Mafia shqiptare, Vickers këmbëngul se ai ishte kërcënuar nga njerëz të shkolluar në medresetë e Arabisë Saudite dhe Malajzisë, pasi Vickers beson se Tivari paska kërkuar që të reduktojë numrin e pesë faljeve ditore dhe të lutjeve të xhenazesë që bëjnë muslimanët. Megjithatë edhe këtu znj. Vickers nuk jep asnjë referencë të besueshme përveç se një artikull pa autor dhe amatoresk të revistës Klan dhe dështon të tregojë sesi teoria konspirative në fjalë funksiononte.[8]

Rrëfimi i znj. Vickers bëhet edhe më intrigues kur ajo pretendon që muslimanë të edukuar në medresetë e huaja të dominuara nga shkolla selefite deshën që të ndryshojnë ritualet e faljes brenda KMSH-së (thua se muslimanët shqiptarë nuk falen si arabët dhe Kuranin nuk e lexojnë në gjuhën arabe!). Sipas Vickersit selefistët janë mundur në përpjekjet e tyre për të selefizuar KMSH-në nga elementët e moderuar.[9] Por edhe këtu znj. Vickers dështon që të tregojë referenca për të ilustruar tregimin e saj.

Duke u mbështetur në thashethemet e një njeriu të diskredituar nga komuniteti i muslimanëve në Shqipëri, z. Ilir Kulla, i cili nga shumë muslimanë është denoncuar mediatikisht si njeri i aferave të dyshimta të kryeministrit Nano,[10] Miranda Vickers pretendon që dështimi i selefistëve për të ndryshuar statutin e KMSH-së, çoi këta të fundit që të kërcënojnë drejtorin e Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla dhe kryetarin e KMSH-së, Selim Muça.[11] Megjithatë edhe këtu rrëfimi i znj. Vickers është i pasaktë, pasi z. Kulla dhe Selim Muça nuk u kërcënuan nga anjë musliman. Selim Muça përgënjeshtroi lajmin e rremë që Ilir Kulla përhapi në shtyp dhe që Vickers beson si të vërtetë – sikur ishte kërcënuar nga muslimanët. Ilir Kulla e përdori lajmin e rremë për kërcënim për të justifikuar dorëheqjen nga posti i tij pasi qeveria Nano ra nga pushteti. Ilir Kulla është denoncuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë si thyes i laicitetit në Shqipëri më datë 3 / 06 / 2005 kur ky kërkoi që Feja Islame në Shqipëri të kontrollohet nga shteti.[12] Forumi Musliman i Shqipërisë ka denoncuar Ilir Kullën në datë 24 / 09 / 2005 edhe për shantazhin që ai i bëri imamëve të Tiranës duke i marrë nëpër stacione të policisë, pasi ky pretendoi se ata e kishin kërcënuar. FMSH ka denoncuar edhe presionet që Ilir Kulla bëri kundër muftiut të Tiranës,[13] i cili u kërcënua më herët me vdekje nga një nga bosët e ndërtimeve në Shqipëri pasi refuzoi të shesë pronat vakëf të KMSH-së ndaj ndërtuesit në fjalë.[14]

Megjithë këto denoncime të njëpasnjëshme që Forumi Musliman i Shqipërisë i ka bërë shpifjeve të Ilir Kullës dhe mafies së ndërtimeve në Shqipëri, znj. Vickers në punimin e saj pretendon që Forumi Musliman i Shqipërisë është një organizatë fetare, themeluar për të rivalizuar Komunitetin Musliman të Shqipërisë. Për habinë e FMSH-së znj. Vickers e rrëfen FMSH-në si organizatë selefiste.[15] Është mjaft interesant fakti që i pari, që ka hapur gënjeshtrën e themelimit të FMSH-së si organizate ekstremiste ishte shtypi serb, i prirur siç dihet për ta paraqitur Islamin në Shqipëri si mundësi potenciale për terrorizëm islamik, duke minuar kështu politikën pro-shqiptare të amerikanëve dhe treguar shqiptarët si ekstremistë islamikë. Nëse znj. Vickers nuk ka patur rastin të lexojë shtypin shqiptar ku FMSH i është përgjigjur Ilir Kullës dhe ka shpjeguar që FMSH nuk është organizatë fetare (shiko Gazeta Panorama, datë 25-09-05)[16] ne e këshillojmë atë që të konsultojë të paktën faqet e FMSH-së online ku Forumi ynë tregon që:

Forumi Musliman i Shqipërisë është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimet e të cilës janë:

a) të mbledhë rreth saj shqiptarë muslimanë (syni, bektashi dhe të sekteve të tjera) për të luftuar islamofobinë, ksenofobinë dhe racizmin në Shqipëri.

b)  FMSH nuk synon në asnjë mënyrë të rivalizojë KMSH-në, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe sektet e tjera Islame në Shqipëri, në punët dhe praktikat e tyre fetare

c) FMSH është dhe mbetet një organizatë qytetare, qëllimi kryesor i të cilës është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe besimit në përputhje me kartat dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat aderon Republika e Shqipërisë.[17]

Pra FMSH në kundërshtim me mendimin e znj. Vickers nuk është organizatë fetare siç ajo e portretizon, por është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimi i të cilës është të mbrojë imazhin historik, kulturor dhe politik te islamit në Shqipëri.

FMSH është themeluar si pasojë e nevojës se domosdoshme për muslimanët shqiptarë për t’u përballur me atë qe Forumi ka karakterizuar si “një terror i vërtetë mediatik”, që vepronte prej vitesh si në Shqiperi ashtu dhe ne Kosovë, kundër Islamit dhe muslimanëve, shpesh i sponsorizuar fuqishëm nga qarqe islamofobe nën petkun e “evropeistëve”.[18]

Reagimet e Forumit Musliman të Shqipërisë në mbrojtje të Islamit kanë gjetur pasqyrim të gjerë në shtypin dhe mediat televizive në Shqipëri. Si rezultat i luftës së Forumit për ti dhënë fund islamofobisë, vëmë re që në Shqipëri dhe në Kosovë mediat kanë nisur të jenë më të kujdesshme që të mos fyejnë muslimanët shqiptarë siç bënin disa vite më parë.

Me qëllim që muslimanët e Shqipërisë dhe të Kosovës të ndjehen pjesë e kontinentit tonë të përbashkët evropian dhe që Evropa të mos monopolizohet në mendjet shqiptare si ‘pronë vetëm e Krishterë’, Forumi Musliman i Shqipërisë është kujdesur që t’i bëjë me dije opinionit publik shqiptar që integrimi i trojeve etnike shqiptare në BE nuk është në kundërshtim me shpresat e muslimanëve për ushtrimin e lirë të fesë së tyre. Një shembull i qartë për këtë është edhe zhvillimi i simpoziumit kombëtar me temë “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami përcjell në këtë integrim”, i organizuar në qytetin e Kavajës, në shkurt 2008, në të cilin morën pjesë studiues të shquar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Për sa më sipër ne jemi të mendimit që konkluzionet e znj.Vickers mbi gjendjen e Islamit në Shqipëri, ku sipas saj ekstremistët po mundohen të imponojnë një Islam të ashpër, sipas versionit arab i cili sfidon Islamin Hanefi dhe tarikatet e Shqipërisë[19] , janë të gabuara dhe të mbështetura në lajme histerike të prodhuara gjatë kohës së qeverisë Nano në Shqipëri.

Forumi Musliman i Shqipërisë mendon se ligjërimi i znj. Vickers vuan nga pasaktësitë e shumta të studiueses në fjalë. Në shumicën e rasteve ai është i mbështetur në lajme të rreme që përhapeshin në kohën e qeverisë Nano si pasojë e lojërave politiko-fetare të qeverisë së asaj kohe dhe histerisë mediatike anti-islame që qeveria socialiste orkestroi.[ 20]

Forumi Musliman i Shqipërisë është i mendimit që znj. Vickers nëse do të jetë e paanshme në punimet e saj duhet të konsultojë të gjithë lajmet që janë prodhuar mbi Islamin në Shqipëri dhe në veçanti reagimet e muslimanëve kundrejt shpifjeve te qarqeve islamofobe. Vetëm duke konsultuar të gjithë burimet, znj. Vickers do të jetë e aftë që të prodhojë një studim thelbësor mbi Islamin në vendin tonë.

Për sa më lartë ne i sugjerojmë Grupit Kërkimor dhe Vlerësues (Advanced Research and Assessment Group) të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (Defence Academy of the United Kingdom) që shkrimin e znj. Vickers ta shohi me sy kritik, pasi frikësohemi se shkrimet e pasakta mund të çojnë në përpilimin e politikave të gabuara nga institucionet përkatëse. Ne duam gjithashtu që të sigurojmë opinion publik ndërkombëtar që muslimanët e Shqipërisë edhe pse Zotit të tyre i falen në gjuhën arabe dhe të drejtuar nga Meka, ata, ngelen qytetarë të bindur dhe respektues të principeve moderne të demokracisë dhe të drejtave të njeriut që Evropa e Bashkuar beson sot. Muslimanët e Shqipërisë besojnë dhe kanë nevojë të madhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut që kontinenti ynë i përbashkët ka ndërtuar ndër vite.

Referenca:

[1] Citime nga shkrimi “Islam in Albania”:

“Following the end of the one-party state and the coming to power of the Democratic Party in March 1992, several Arab countries showed an interest in development opportunities in the country. Albanians, however, expected an immediate rush of American and European investment in their country. When this failed to materialise, the slogan “Towards Europe or Islam” began to appear in media discussions. Yet even though Albanians believed then that the West had turned its back on Albania, they were alarmed by the decision in December 1992 of the then newly-elected President Sali Berisha that the country should become a full member of the Organisation of the Islamic Conference (OIC). The decision had been made hurriedly without consulting parliament and many Albanians were worried that the move would align Albania closer to the Islamic world. Nevertheless, for a country in such desperate economic straits, at the time it appeared a logical move in order to provide an alternative source of potential aid and investment. Thus began the involvement of Arab-Islam in Albania.” fq. 2

[2] “In many northern towns and villages children are being paid to attend mosques, in much the same manner as Christian missionaries tried to bribe Albanian children into attending churches in the early 1990s by offering them sweets and cans of Coca Cola.” fq. 2

[3] “For example, an organization based on the outskirts of Tirana is run by a very strict Muslim sect from Kashmir called Xhemati Ahmadije, and has lately become very active amongst the Muslim community in the suburbs of Tirana.” Fq. 10

[4] “Since the mid-1990s thousands of young Sunni Muslim Albanians have travelled to Arab and Asian countries on educational scholarships, with many returning to Albania embracing different religious schools other than the Hanefi, which is traditionally predominant in the Balkans.” fq. 3

[5] Shiko: Olsi Jazexhi, The Political Exploitation of Islamophobia in post–communist Albania, Islamophobia Conference, Istanbul, December 2007

[6] “Fundamentalist missionaries are making inroads amongst Albania’s Muslims mainly in two areas: training of imams and the distribution of religious literature. This reflects serious shortcomings in the resources and activities of the established Albanian Muslim community, which has trouble financing the training of imams, forcing many go abroad for their religious education where they are often exposed to fundamentalist teachings.” fq. 3

[7] “There are two rival groups within Albania’s Sunni Muslim Community, founded in Tirana in 1924, which is a loose informal representative body of the country’s active mosques. The Selefi faction is an anti-modernist puritanical school, which promotes a strict traditional interpretation of Islamic doctrine, whilst the Hanefi school advocates a more traditional liberal interpretation of Islam. During the past few years there has developed an emerging conflict between older supporters of the Hanefi, and younger men who have returned from religious education in increasingly radical Islamic environments, and are supporters of the far less tolerant and more radical Selefi school of Islam. This has caused particular concern for members of Albania’s Bektashi community practising the most liberal form of Islam, which has put them in direct confrontation with Selefi supporters. Although still relatively few in number, these young men are treated with suspicion by the older community because they are perceived as “potential terrorists”, who are bringing unwanted and unnecessary attention upon Albania’s Muslim Community. Fq. 3

[8] “Sali Tivari’s relatively radical ideas aimed at introducing a new spirit of moderation into Albanian Islam, had become the focus of much criticism in the weeks leading up to his murder. Tivari had spoken publicly about reducing the number of the five obligatory daily prayers and shortening the very lengthy rituals during funerals. These ideas had won him many enemies amongst Albania’s Sunni Muslim community. Apparently, just days before his death, Tivari had been threatened by a number of young men, mainly graduates from madrasas in Saudi Arabia and Malaysia, who were striving to establish a puritanical form of Islam in Albania. Representatives of this faction, adherents of the Selefi sect, had been persistently trying to gain leading positions within the Muslim Community.” Fq. 5

[9] “The following May, the General Council of the Albanian Islamic Community voted to adopt a new name – the Albanian Muslim Community (AMC) – with the view that the new name was more comprehensive. At the same time, an attempt by young Muslims educated in foreign madrasas in which the Selefi school is predominant, to introduce a proposal to change religious rituals within the Muslim community was defeated by moderate elements. The proposal was to change the meddh’bei (the direction of thought of a man well versed in Islamic religious rites), from the traditional Hanefi school to the more radical Selefi. Article 2 of the Constitution of the Muslim Community clearly stipulates that the Hanefi line is in the Albanian tradition. The Hanefi meddh’bei has existed for centuries amongst Albania’s Muslims, whereas the Selefi became known in Albania only since 1991 when Islamic clerics and associations began arriving in the country following the end of the one-party state.” Fq. 6

[10] Shiko intervisten e anetarit të ndertit të Xhamisë Mbret në Elbasan, Faik Cota dhënë për News 24, Shtator 2005

[11] “However, the decision by the General Council to reject the proposed changes in its statute angered some members of the Selefist faction, who vented their frustration by issuing death threats against AMC Chairman, Selim Muca and the then director of the State Committee of Cults, Ilir Kulla. It appeared almost certain that the cause of these threats was the public stance of Muca and Kulla against the extremist current within the Muslim community. In several televised debates, Kulla had repeated his growing concerns at the penetration of the Muslim Community by radical elements. At the beginning of June 2005, leaflets were distributed in three Tirana mosques demanding that both Muca and Kulla abandon their opposition to the proposal to change the meddh’bei from Hanefi to Selefi. Muca received direct threats by people asking him to reconsider his stance against changes to the statute. Meanwhile, Kulla received anonymous phone calls and threatening messages on the internet.18 The death threats resulted in the anti-terrorist branch of the Tirana police providing armed protection to both Muca and Kulla.” Fq. 7

[12] Shiko: FMSH, Deklaratë për Shtyp, 3/6/2005.

Online: https://www.fmsh-al.org/pershtyp1.html

[13] Shiko: FMSH, Deklaratë për Shtyp, 24/09/2005

Online:  https://www.fmsh-al.org/pershtyp4.html

[14] Shiko: Gazeta TemA, 14 janar 2005, Kercenohet Myftiu i Tiranes

[15] “Just a month later a new religious organization – the Muslim Forum of Albania – was established in the northern city of Shkoder. The emergence of a new parallel organisation intended to rival the AMC), appeared to be in direct response to the AMC’s rejection of the request to change the meddh’bei. An indication of the level of support for this fundamental break with traditional Albanian Muslim values was witnessed by those attending the founding ceremony of the Shkoder branch which included at least three prominent imams of the city, including the imam of the Great Mosque and several representatives of the AMC in this area.”  Fq. 7

[16] Shiko: https://www.fmsh-al.org/panorama25-09-05.gif

[17] Shiko: FMSH, Deklaratë për Shtyp, 14/06/2005.
Online:  https://www.fmsh-al.org/pershtyp4.html

[18] Shiko :Gazeta “Korrieri”, 10 Gusht 2005, “Feja Islame perballe terrorit mediatik”.

[19] “Under the pretext of working towards the internationalisation of Islam, extremists aim to impose a rigid, primarily Arab version of Islam onto Albanian Muslims. If their aim is the “purification of Sunni Islam”, then Albania with its combination of Hanefi Islam and numerous Tarikat brotherhoods represents an irresistible challenge.” Fq. 10

[20] Mbi histerine e Partise Socialiste me Islamin shiko:

Rajwantee Lakshman-Lepain, Albanian Islam – Development and Disruptions in KARL KASER FRANK KRESSING (2002), Albania – A country in transitin Aspects of changing identities in a south-east European country, Baden-Baden: Nomos-Verlag.

Citim: When Fatos Nano came to power after the elections of June 1997, he filled government positions with southern Orthodox and Greek Albanians. He developed close contacts with Greece which were not approved of by a large part of the non-Orthodox population. He was criticised for reacting slowly to the Kosovars’ suffering. At the same time he launched a hysterical anti-Muslim campaign against foreign Muslim countries.

_______________________________________________________

Njoftim për editorët:

Forumi Musliman i Shqipërisë është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimi i të cilës është të luftojë racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë.

Te drejtat e rezervuara. Forumi Musliman i Shqipërisë