Partia Konservatore i përgjigjet Forumit Musliman të Shqipërisë
Nicholas Bourne AM
Lider i Opozitës Zyrtare dhe Anëtar i Konservatorëve të Wellsit
Për Wellsin Qëndror dhe Perëndimor
Asambleja Kombëtare e Wellsit
Cardiff Bay, Cardiff CF 99 1 NA
Bae Caerdydd, Caerdudd CF99 1 NA
Eich cyf/ Ref:
Ein cyf/ Ref: Nb/SMM
Tel: 029 2089 8351
Fax: 029 20 89 8350
28 Janar 2010
Forumit Musliman te Shqipërisë
Rruga Sami Frashëri
P 20/3, Ap.1
1010, Tirana
Albania
Të dashur zotërinj/zonja
Ju falenderoj për letrën tuaj të cilën sapo e mora në zyrën time.
Partia Konservatore e Wellsit dhe për më tepër Partia Konservatore në përgjithësi, e ka parë të gjithë çështjen me shqetësim, dhe mund t’ju sigurojmë se ne po e hulumtojmë çështjen nga afër.
Partia krenohet me natyrën e saj gjithpërfshirëse dhe ne sigurojmë mbështetje nga të gjitha kahjet e komunitetit si dhe nga të gjitha besimet. Unë jam shumë i kënaqur që kemi një Anëtar Musliman të Asamblesë brenda grupit që unë vetë udhëheq në Asamblenë Kombëtare të Wellsit. Ai është pjesë e rëndësishme dhe tërësore e grupit tonë dhe e Partisë sonë.
Duke ndjekur raportimet qe janë bërë, dhe ndërsa çështja është nën hetim, Mirela Bogdani është pezulluar nga Lista e Kandidatëve të Partisë Konservatore.
Ajo nuk është një kandidate e zgjedhur për në parlamentin e Wellsit dhe nuk besojmë që të jetë zgjedhur ndonjëherë në Wells.
Ju faleminderit për letrën tuaj të këndshme dhe plot respekt.
Me përshëndetje të ngrohta
I juaji sinqerisht
NICHOLAS BOURNE AM
Lider i Opozitës Zyrtare
_______________________________________________________
Njoftim për editorët:
Forumi Musliman i Shqipërisë është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimi i të cilës është të luftojë racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë.
Te drejtat e rezervuara. Forumi Musliman i Shqipërisë