Bismilahir Rrahmanir Rrahim

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëdhënësit

Civilët e pambrojtur dhe Gaza

 

Forumi Musliman i Shqipërisëka përcjellë me dhimbje të thellë konfliktin e fundit izraelito-palestinez, që kulmoi me shpërthimin e një rakete në El-Ehli Baptist Hospital në Gaza, ku mbetën të vrarë qindra pacientë e civilë të pambrojtur.

Është tashmë e ditur se rrënjët e këtij konflikti me pasoja tragjike qëndrojnë në krijimin e paligjshëm e të dhunshëm tëShtetit Izraelit në trojet ku populli palestinez ka jetuar që nga thellësitë e shekujve. Që nga ajo kohëky shtet ka ndjekur një politikë të egër dëbimi ndaj popullsisë autoktone, si rezultat i së cilës shumica e popullit palestinez ka qenë e detyruar të jetojë si refugjate në Liban, Jordani e gjetkë.

Është pikërisht që për shkak të kësaj politike këmbëngulëse terrori, lindi Rezistenca Palestineze, e cila e detyroi Izraelin që të nënshkruajë Marrëveshjen e Oslos për rikrijimin e Shtetit Palestinez në vitin 1994, marrëveshje të cilën ky shtet jo vetëm nuk e respektoi, por vazhdoi me ngulm dëbimin e zëvendësimin e palestinezëve me kolonë hebrenj.

Këto akte naziste të Shtetit Cionist kanë ngjallur reagime të shumta të opinionit publik ndërkombëtar. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar 375 rezoluta në mbështetje të popullit të martirizuar palestinez dhe e ka dënuar ashpër shtypjen izraelite.

Në raportin e saj të shkurtit 2022, Amnesty International përcaktoi se si forcat izraelite kanë kryer në Gaza (si dhe në Bregun Perëndimor dhe Izrael) akte të ndaluara nga Statuti i Romës dhe Konventa e Aparteidit, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullsisë civile me synimin për të ruajtur një sistem shtypjeje dhe dominimi mbi palestinezët, duke përbërë kështu Krimin Kundër Njerëzimit të Aparteidit.

 

Populli shqiptar e kupton më së miri tragjedinë e popullit palestinez. Në luftën Balkanike me qindra mijëra shqiptarë u vranë e u dëbuan nga trojet e tyre etnike. Vrasjet e dëbimet vazhduan në mënyrë të programuar edhe pas Luftës së Parë e të Dytë Botërore në ish-Jugosllavi. Ata kulmuan me shtypjen millosheviçiane të popullit të Kosovës, e cila u ndal me ndërhyrjen e NATO-s.

Shqiptarët e kanë përshëndetur këtë ndërhyrje të udhëhequr nga SHBA si një vepër fisnike për shpëtimin e një populli të kërcënuar me spastrim etnik.

Me keqardhje nuk e shohim që kjo të ndodhë për ndaljen e genocidit ndaj popullit të martirizuar palestinez. Cionistët izraelitë kanë marrë përkrahje të palëkundur në SHBA, në qëllimin e tyre për pushtimin tërësor të Palëstinës. Të inkurajuar nga kjo përkrahje shteti cionist nuk ka hezituar të vrasë me dhjetëra e mijëra banorë të Palestinës duke përfshirë edhe fëmijë e pleq.

Në këtë situatë dëshpëruese palestinezëve nuk u ka mbetur alternative tjetër përveçse të luftojnë për lirinë e tyre, e drejtë e pamohueshme e çdo populli nën pushtim. Hamasi është rezultat i terrorit të pandërprerë izraelit, që prej 75 vitesh. Sulmit të Hamasit shteti cionist po i përgjigjet me shkatërrime më të shumta në Gaza të shoqëruara me viktima po aq të shumta në popullsinë e pambrojtur civile. Ushtria izraelite është urdhëruar të realizojë një hakmarjje disproporcionale me pasoja të pritshme tragjike për popullsinë e Gazës.

Forumi Musliman i Shqipërisë i bën apel Faktorit Ndërkombëtar, që ta detyrojë Izraelin të përmbahet nga qëllimet e tij të shpallura për agresion kundër Gazës, që do të rezultonte me një katastrofë humanitare me pasoja tragjike.