Njoftim FMSH

 

Forumi Musliman merr pjesë në dëgjesat publike parlamentare

 

FMSH ka marrë pjesë në dy dëgjesa publike në Parlamentin Shqiptar për projektligjin e Barazisë Gjinore së bashku me Koalicionin Pro Familjes të kryesuar nga Pastori Akil Pano.

Së bashku i kundërshtuam me forcë problematikat e hasura në këtë draft të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe grupi lgbt. Kryetari Fisnik Kruja në dëgjesën e fundit vuri në dukje vullnetin e popullit shqiptar të shprehur përmes një anketimi on line. Gjithashtu u vërejt mungesa e konsulencës me subjektet fetare në vend nga ana e sekretarit të FMSH Roald Hysa.

Me një përfaqësi nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës takuam deputetë dhe ndamë me ta informacion të përmbledhur mbi arsyet pse Projektligji për ‘Barazinë Gjinore’ nuk duhet të votohet sipas propozimit të qeverisë. Përfaqësia përbëhej nga Pastor Akil Pano, z. Fisnik Kruja dhe z. Roald Hysa, znj. Linda Pano dhe znj. Silvi Mihali.

Jonathan Pano paraqiti: Raporti Përmbledhës mbi Qëndrimet e Qytetarëve ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore” (2025) — një studim kombëtar me 10,010 qytetarë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë dhe Koalicioni Pro Familjes përcolli edhe gjetjet kryesore të studimit të bërë në bazë të një anketimi të hollësishëm:

97.6% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja të “identiteteve gjinore”.

99% e shohin familjen tradicionale (burrë, grua, fëmijë) si themelin e shoqërisë shqiptare.

96% kundërshtojnë zëvendësimin e fjalëve “nënë” dhe “babë” me “Prind 1 / Prind 2”, duke e konsideruar atë si konfuzion për fëmijët.

95.7% janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, duke e cilësuar si indoktrinim ideologjik.

92.1% refuzojnë martesën dhe adoptimin nga persona të të njëjtës gjini, edhe nëse kjo do të ishte kusht për anëtarësim në BE.

85% kërkojnë që qeveria të fokusohet në mbrojtjen e familjes dhe rritjen e lindshmërisë, jo në politikat gjinore.

94% kërkojnë që ligjet që prekin vlerat morale dhe familjare të miratohen me referendum, jo vetëm me votë parlamentare.