FMSH
Kauzat e FMSH ndër vite janë:
Palestina, Islamofobia, familja dhe mësim besimi, mosinfluencimi i fushatave të LGBT dhe raportimi i tyre në media, apo debate publike, kudo në hapësirën shqiptare. Te Familja jemi përqendruar te lufta kundër dëmtimit dhe shkatërrimit të familjes, mbrojtja e themeleve të moralit dhe të vlerave tradicionale të saj bazuar në fenë tonë, që përbën shumicën e Shqipërisë.
Po ashtu rikthimi në vëmendjen e publikut shqiptar të figurave të mëdha të hoxhallarëve të mëdhenj shqiptarë, si H. Vehbi Dibra, kryetar i Senatit të parë shqiptar pas Pavarësisë së vendit, dhe e Hafiz Sherif Langut, të dy këta kryetarë të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
ISLAMOFOBIA
Është një nga drejtimet kryesore ku është përqendruar vëmendja e punës tonë si FMSH, për shkak të rrethanave që shoqëria shqiptare po përjeton tranzicionin e saj prej 34 vitesh demokraci në Shqipëri. Shfaqjet e saj Islamofobia në Shqipëri i ka të hershme dhe dallohen rëndom në të gjitha mediat e ndryshme menjëherë. Ne kemi punuar të denoncohen publikisht këto figura, të cilat përbëjnë një galeri të tërë personazhesh përmes disa platformave mediale, që kanë dalë në pah dhe po fuqizohen si në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi e Maqedoni.
Palestina
Feja Islame ka qenë përballë terrorit mediatik
Forumi Musliman i Shqipërisë ka shprehur shqetësim për idetë e shprehura në mediat e ndryshme dhe në përgjithësi për frymën e keqe islamofobike “të përplasjes së qytetërimeve” dhe rolit të muslimanëve shqiptarë në të. Në mesin e muslimanëve shqiptarë, ka pasur pakënaqësi ndaj poltikave të ndryshme të reflektuara në Shqipëri. Këto kanë ndikuar, duke qenë të nxitura nga fryma ekstremizuese e mediave të ndryshme shqiptare, të lajmeve që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe vendet perëndimore. Si vend musliman që jemi ne si shoqëri muslimane e kemi vuajtur këtë fakt, pra të ekstremizimit të gjuhës mediatike, qysh nga viti 2008. “Terrorizëm islamik” apo “terrorizëm në emër të Islamit”?- një nga titujt më të vonshëm të platformës mediale: Koha Jonë (29 prill 2021), e njohur tashmë për gjuhën e saj ekstremizuese dhe islamofobike ndaj bashkësisë muslimane shqiptare.
FAMILJA SHQIPTARE SI PROBLEM I SHOQËRISË MUSLIMANE
Familja dhe mësim besimi – vala LGBT dhe shkatërrimi familjes shqiptare
Familja ka qenë një nga kauzat e shenjta të Forumit Musliman të Shqipërisë ndër vite dhe për këtë ne kemi punuar me shumë përkushtim. Ndërhyrjet e huaja në vendin tonë kanë qenë të disa natyrave të ndryshme, por ne jemi aktivizuar me deklarime të ndryshme qysh në 17 maj 2012 në ditën botërore të Familjes, e cila festohet nga OKB. Forumi Musliman i Shqipërisë dhe Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë dolën së bashku në protestë para Galerisë së Arteve Tiranë për t’i thënë ‘jo’ homoseksualizmit, dhe shfaqjeve perverse në shoqërinë shqiptare. Familja dhe mësim besimi ka qenë në vëmendje të FMSH me një tavolinë të rrumbullakët së bashku me shoqata të tjera muslimane në dhjetor 2012. Familja dhe mësimbesimi dhe mbrojtja e familjes me fokus shoqatat pro LGBT janë pjesë e punës tonë të vazhdueshme.
Mbrojtja e Figurës së Hoxhallarëve të mëdhenj shqiptarë
Mbrojtja dhe rikthimi në vëmendjen e publikut shqiptar figurave të mëdha të hoxhallarëve të mëdhenj shqiptarë, si H Vehbi Dibra e Hafiz Sherif Langu dy kryetarë të KMSH, si dhe e Hafiz Xhemal Naipit, Hafiz Ali Krajës, Hafiz Musa Dërgutit etj., është një nga kauzat e mbrojtura qysh heret në vitin 2012. Dhe me një akademi përkujtimore mbi persekutimin e hoxhallarëve shqiptarë në vitin 2014. Puna më e madhe e FMSH-së ka qenë rikthimi i vëmendjes së publikut shqiptar te figurat e hoxhallarëve shqiptarë të persekutuar nëpër burgjet e kohës së errët të komunizmit në Shqipërinë moniste. Përmes këtyre akktivizimeve në vazhdimësi në vite e kemi përqendruar vëmendjen e publikut musliman te kjo fushë shumë sensitive për historinë zyrtare të Shqipërisë.
Çështja e Vakufit në Shqipëri është një nga kauzat e përditshme të Forumit.
Çështja Çame si kauzë mbarëkombëtare e të gjitha trojeve, ku jetojnë popullsia Shqiptare Muslimane.
* Në mbyllje të këtij shënimi të gjerë mund të themi, se si brenda vendit dhe kudo ku gjenden shqiptarë në Ballkan dhe në diasporë FMSH ka marrë përsipër figurën e muslimanit ta mbrojë kudo në të gjitha platformat mediale të komunikimit, si dhe me konferenca e takime të ndryshme publike.