Forumi Musliman i Shqipërisë vëren me shqetësim se në Planin Social Vendor 2025-2027 i kushtohet një vëmendje e tepruar grupimit të shoqatave LGBT dhe nevojave të tyre më shumë se sa të gjithë kategorive të tjera në nevojë. Pasi u njohëm më parë me këtë plan të Bashkisë së Tiranës në kuadër të Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës u bë një studim i hollësishëm i këtij plani dhe u përgatit materiali me objeksionet tona mbi këtë projekt dëmtues ndaj shoqërisë civile. Pasi u dëgjuan shpjegimet përkatëse nga përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në Dëgjesën publike me shoqërinë civile të dt. 04/09/2025 dhe nga materialet e vëna në dispozicionin tonë nga stafi i Bashkisë u vërejt qartë, se kishte në këtë plan dhe marrëdhëniet më shoqërinë civile një favorizim të qartë ndaj shoqatave LGBT. Në emër të Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës  e mori fjalën pastori Akil Pano, i cili paraqiti kundërshtimet tona për Planin Social Vendor 2025-2027 (materialin e plotë në PDF do ta gjeni më poshtë). Ndërkaq pika më shqetësuese e paraqitur në këtë material ishte ajo mbi termat “fëmijë LGBT” apo “të mitur LGBT”.

Për këtë gjë Koalicioni kërkon: Rishikimin e menjëhershëm të komponentit LGBTI në plan: Heqja nga përdorimi i gjuhës zyrtare të Bashkisë Tiranë termat gjenderizues dhe sterotipizues si, “Fëmijë LGBT”. Heqja e trajnimeve ideologjike për stafin mbi “çështjet LGBTI te fëmijët” dhe rialokimi i burimeve drejt trajnimeve për çështje reale si parandalimi i abuzimit ndaj fëmijëve, mbrojtja nga droga, edukimi familjar dhe patriotik. Fëmijët kanë nevojë për mbështetje konkrete, jo për eksperimente sociale.

Gjatë diskutimeve e mori fjalën znj. Silvi Mihali psikologe dhe shpjegoi nga ana shkencore dëmin që sjell ky term, ku theksoi se nuk ka fëmijë LGBT e bazuar kjo edhe në fashat moshore përkatëse. Më pas kryetari i FMSH-së Fisnik Kruja në emër të besimtarëve muslimanë kërkoi të hidhet poshtë ky term si i papranueshëm dhe që dëmton shoqërinë tonë. Aktivisti Endrit Reka vërejti se si shtresa në nevojë e jetimëve ju duhen një numër i madh dokumentesh ligjore për të përfituar nga bonuset e ndryshme shtetërore, ndërsa këtij grupimi i mjafton të vetëdeklarohen se i përkasin LGBT dhe kjo gjë është diskriminuese për jetimët apo shtresat e tjera në nevojë.

Znj. Linda Pano theksoi problemet psikologjike dhe sociale të shkaktuara nga personat që kanë ndryshuar gjini, të cilët janë penduar thellë pasi kanë bërë ndryshimet gjinore dhe ka pasur shumë raste kur ata janë kthyer në vrasës të shumëfishtë dhe kanë vrarë edhe veten.

Sekretari i FMSH-së Roald Hysa i kërkoi stafit të Bashkisë së Tiranës përveç njoftimit publik të bërë në faqen zyrtare të Bashkisë të njoftohen dhe të jenë pjesëmarrëse edhe komunitetet fetare, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore të qytetit të Tiranës. Kjo është një mangësi, sepse këto komunitete japin kontributin e tyre të gjerë në jetën e përditshme të qytetarit, ku për më tepër ato kanë shfaqur publikisht edhe kundërshtitë e tyre.

Në fund njëzëri aktivistët e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës i kërkuan minimalisht largimin e e menjëhershëm dhe në të gjithë dokumentin të termit “të mitur LGBT” nga Plani Social Vendor 2025-2027 për Bashkinë e Tiranës.

 

Për më shumë shih dokumentin në vijim

Drejtuar Bashkisë Tiranë