FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË    

Letra drejtuar KMSH për mësim besimin

15/2/2013 /ARKIV

Pas dy tryezave të rrumbullakëta me shoqatat muslimane që veprojnë në kuadrin e shoqërisë civile nga një grup pune u formulua një draft “MBI NEVOJËN  E PËRFSHIRJES SË MËSIM-BESIMIT NË KURRIKULAT E SHKOLLAVE PUBLIKE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”. U ra dakord që ky draft t’i përcillet Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për vazhdimin e mëtejshëm të këtij procesi. Në vijim do të gjeni materialin e mësipërm të shoqëruar me letrën përcjellëse të firmosur nga shoqatat pjesëmarrëse në këto tryeza.