Në mbështetje të studentëve

Në momentet e para të lëvizjes studentore të nisura muajin e kaluar FMSH u shpreh me simpati dhe doli në krah të 8 kërkesave të shprehura nga studentët e fakulteteve të ndryshme.

Ne ju shprehim përsëri studentëve përkrahjen tonë në fillim të këtij viti dhe bojkotit që vazhdon në aulat universitare nga ata. E përsërisim mbështetjen tonë ndaj përpjekjeve për përmirësim të arsimit shqiptar, por edhe përmirësimin që presim në përgjithësi të shoqërisë shqiptare. Kërkesat studentore duhet të pranohen në përgjithësi dhe nga ana e qeverisë duhet të fillojnë reformat përkatëse. Paaftësia e Ministrisë së Arsimit qëndron në thelb të ligjit për arsimin e lartë dhe kontrollit autoritar të imponuar nga ky ligj. Kërkesat e studentëve dhe ngërçi i krijuar reflektojnë paaftësinë e ligjit për të reformuar arsimin, por edhe keqfunksionimin e tij, si dhe kanë lejuar këtë situatë pa krye në të cilën gjendet jo vetëm arsimi shqiptar, por edhe shoqëria jonë.

Për këtë neve jemi ne mbështetje të lëvizjes studentore dhe kërkesave të tyre për një përmirësim jo vetëm të arsimit shqiptar, por edhe të fushave të tjera në dobi të shoqërisë shqiptare.