Rastet e evidentuara të përjashtimit të
vajzave nga shkollat e arsimit
parauniversitar

Rastet e vitit 2001
Fier shkolla e mesme “Janaq Kilica”
Edlira Dylmishi

FIER – Një tjetër vajzë “e pëson” nga shamia. Këtë radhë, në Fier. Madje, dukuria “ferexhe” zë fill pikërisht në këtë qytet.
Nuk ishin të parat katër vajzat e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë, që “u njohën” si raste të paprecedent të
shamive.
Vajza e parë e mbuluar “zbulohet” në gjimnazin “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Prej fillimit të vitit, Edlira Dylmishi, në
vitin e dytë, është paraqitur në shkollë e mbuluar nga koka në këmbë. Askush s’e ka trazuar. Pa ditur ç’të bënin – s’kish
ndodhur më parë – përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore, kanë kërkuar një përgjigje nga Ministria e Arsimit. Ja si shkoi
historia…
Ndryshe nga rastet e katër konviktoreve “të mbuluara” në kryeqytet – që nuk i kanë pranuar prindërit – nxënësja në vitin e
dytë në Fier, ka pasur mbështetjen e familjes së saj.

Tiranë Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”

Miralda Gjoka
Lavdrime Elezi
Ermira Dani
Marjana Baromeo
Nuk pranohen në mësim katër nxënëse me ferexhe
Marre nga Gazeta Shqiptare online me 26/01/01

TIRANE -Nuk kishte shumë kohë që ishin “mbuluar”. Për to ishte e rëndësishme feja, e vetë
praktikat e saj. Aq sa shaminë të mos e hiqnin kurrë nga koka. Madje, as në shkollë. Por
drejtori i shkollës, nuk i ka pranuar në mësim. Eshtë historia e katër vajzave të shkollës së
mesme të gjuhëve të huaja në kryeqytet, të veshura me ferexhe.
Të gjitha konviktore. Brenda janarit, u ish mbushur mendja se të mbuloheshin, ishte mënyra
më e mirë për të respektuar fenë e tyre, myslimanizmin. Në fillim erdhi e para në mësim,
mbuluar nga koka në këmbë. Nuk vonoi, dhe pati disa “si vetja” në shkollën ku ajo mësonte.
Porse vetëm disa ditë kanë hyrë në shkollën e tyre, të mbuluara. Drejtori i shkollës, në bazë
të rregullores, vendos të mos lejojë asnjë prej tyre të hyjë në mësim me shami. Vajzat nuk
kanë pranuar t’i heqin, dhe janë kthyer mbrapsht.

Rastet e vitit 2009
Tiranë
Motrat Gentjana dhe Marsela Hasani –shkolla 9-vjeçare “28
Nëntori” Tiranë

Vajzat me “ferexhe” padisin shkollën
» Dërguar më: 03/04/2009 – 13:28

Klodiana Lala
Gentjana dhe Marsela Hasani, dy motrat të cilat u përjashtuan nga shkolla për shkak se mbanin ferexhe, kanë vendosur të sfidojnë
Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga momenti që u ndaluan të uleshin në bankat e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Laprakë, motrat Hasani i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës duke paditur institucionet e shtetit. Dy vajzat i kërkojnë gjykatës të
detyrojë Drejtorinë Arsimore të Tiranës dhe shkollën 9-vjeçare, t’u japin të drejtën për të vazhduar ciklin mësimor 9-vjeçar në institucionin
arsimor publik. Më tej motrat kërkojnë të dëmshpërblehen për dëmin moral e financiar të shkaktuar nga shkelja e një të drejte. Gjatë
seancës së djeshme gjyqësore, babai i dy vajzave Medat Hasani i tha gjykatës se është i padrejtë vendimi i marrë për dy vajzat e tij, duke u
mohuar atyre të drejtën për t’u arsimuar. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare, Lirie Ahmeti tha se “nuk i ka përjashtuar ajo vajzat, por ligji”.
Sipas drejtoreshës, në nenin 7 të ligjit për arsimin parashikohet se “arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Në institucionet arsimore
publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar”.
Konflikti
Gentjana Hasani, më e madhja e katër vajzave të Medat Hasanit, ishte në klasën e 8-të në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në lagjen Laprakë
të Tiranës, kur u mor vendimi për përjashtimin e saj. Ndërsa motra e saj Marsela ndiqte klasën e 6-të të po kësaj shkolle. Të dyja motrat
ishin praktikante të fesë islame dhe kishin vënë shaminë e islamit, ose siç njihet ndryshe ferexhe. Ndaj, me urdhër të drejtoreshës së
shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, Lirie Ahmeti, dy motrat Hasani u përjashtuan nga shkolla. Ecejaket lart e poshtë në Drejtorinë Arsimore të
Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit, rezultuan të kota. Dy motrat nuk do të mund të ndiqnin shkollën pasi ishin të mbuluara me ferexhe dhe kjo
binte ndesh në ligjin për arsimin parauniversitar. Duke e konsideruar të padrejtë vendimin e marrë ndaj tyre, vajzat kanë zgjedhur rrugën
gjyqësore. Nëpërmjet padisë që mban nr.5176 dhe datë regjistrimi, 20.01.2009, Gentjana dhe Marsela Hasani kërkojnë rikthimin në shkollë
për ta përfunduar ciklin e detyrueshëm 9-vjeçar dhe shpërblimin për dëmin moral e financiar të shkaktuar nga ky vendim. Gjyqtari Ilir
Mustafaj do të vendosë nëse pretendimet e motrave praktikante të besimit islam janë apo jo të drejta.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=56509

 

Burrel
Florida Kola dhe Artemisa Neziri- Shkolla e mesme e përgjithshme
“Pjetër Budi” Burrel

Një 17 vjeçare është përjashtuar nga shkolla për shkak se mbante ferexhe, me shpjegimin se shkolla është laike dhe nuk lejon simbole
fetare. Ajo është Florida Kola, e cila vazhdonte vitin e tretë në gjimnazin Pjetër Budi në Burrel. 2009
TIRANE– Vendimi për përjashtimin nga një shkollë në Burrel të dy vajzave myslimane ka sjellë reagimin e grupit shqipatë të të drejtave të
njeriut, disa shoqatave myslimane dhe organizatave të shoqërisë civile. Në një deklaratë të përbashkët i kërkohet krerëve më të lartë të
shtetit shqiptarë që të ndërhujnë që të zgjidhin problemin e mbajtes së shamive në shkolla.
Përmes kësaj deklarate ata kundërshtojnë vendimin për përjashtimin e dy vajzave myslimane të mbuluara, Florida Kola dhe Artemisa Neziri.