Reagim FMSH

Vakufi i Shkodrës nuk mund të preket!

 

FMSH prej vitesh ka shprehur në qëndrimet dhe reagimet e veta me rezerva për tendencat, që grupe të ndryshme me synime të errëta përpiqen të dëmtojnë vakufet.

Për paprekshmërinë e tyre jemi shprehur shumë herë në Tiranë, Shkodër, Korçë, e edhe për grabitjet ordinere në një xhami të Tiranës. Qëndrimet dhe synimet tona i kemi shprehur edhe në reagimin e fundit për vakufin e Shkodrës.

Dhe do të vazhdojmë përsëri. Pas një shoshitje mendimesh ne shprehim shqetësimin, se nuk mjafton kjo gjë, dhe se instancat qeveritare janë të pandjeshme. Për këtë duhet reaguar dhe ne i dimë arsyet e kësaj drame. Momenti është i qartë dhe jemi të gatshëm të qëndrojmë. Legjitimiteti qëndron me ne dhe atë e ruan shenjtëria e vakufit, dhe pronari i saj. Nuk mjaftojnë protestat me fjalë, por kjo duhet të duket qartë publikisht në Shkodër e kudo. Momenti për ta thënë këtë gjë hapur dhe pa ekuivoke ka ardhur, sepse beteja ligjore me grabitqarët e vakufit është e vështirë, dhe protestat tona publike nuk mjaftojnë. Muslimanët shqiptarë nuk mund të heshtin kur ju preken interesat e tyre legjitime si në Tiranë, Korçë apo Vlorë. Zëri jonë duhet të dëgjohet edhe nga organet e drejtësisë administrative në kryeqytet, aty ku edhe kjo çështje do të marri zgjidhjen e duhur. Vakufi është një kauzë e shenjtë për Forumin Musliman të Shqipërisë.