Roald Allaman Hysa

 

I lindur dhe i rritur në Tiranë, shtator 1967. Në vitet 1992-1996 kryen studimet e larta në Fakultetin e Histori-Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Ka punuar në disa gazeta të përjavshme si redaktor, dhe si redaktor i disa librave të ndryshëm që kanë parë dritën e botimit. Ka punuar si gazetar i sociales dhe më pas i kulturës pranë redaksisë së lajmeve të SHIJAK TV. Po aty ka drejtuar emisionin e drejtpërdrejtë “Media + Kulturë” me të ftuar të ndryshëm dhe nga fusha të ndryshme të kulturës shqiptare. Për një periudhë dy vjeçare realizon emisione të ndryshme në radio Kontakt si gazetar i jashtëm, fillimisht drejton dy emisione javore, ndërsa më pas drejton një emision të përditshëm me lajme të jashtme “Ditari Ndërkombëtar” po në Radio Kontakt deri në shtator 2006. Me një përvojë të gjatë në fushën e redaktimit të librave në gjuhën shqipe. Ka botuar dhe vazhdon të botojë shkrime të ndryshme analitike në disa të përditshme shqiptare dhe revista e periodikë.

Është autor i disa librave ndër to:

Mediat e shkruara dhe muslimanët shqiptarë” (një vëzhgim mbi shtypin e përditshëm të shkruara 148 faqe edicion on-line),

Historiku i xhamisë qytetëse në Shqipëri – Xhamitë e Tiranës I”, i vlerësuar në edicionin e tretë të Çmimit AIITC 2008, si dhe:

Persekutimi i klerit mysliman nën regjimin komunist 1944-1990”, botim i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit.

Editor i disa revistave si Jehona, AlbIslam e së fundmi Kibla.

Libra të përkthyer nga gjuha angleze:

  • Zgjedhja- Islami dhe Krishterimi, Ahmed Deedat, Lib-Art Prizren 2009.
  • Çliro në veten tënde Mbretëreshën e Shebas, Heba el-Sherif, Lib-Art Prizren 2012.
  • Hajj ibn Yakdhan, Ebu Bekr ibn Tufejl, Sh. B. Ajan Tetovë 2018.
  • Mbi harmoninë midis fesë dhe filozofisë, Ibn Rushd el-Andalusi –Averroes, Sh. B. Ajan Tetovë 2018.
  • Gjuha e mrekullueshme e Kuranit –dëshmi e origjinës hyjnore, AIITC Tiranë 2020.

Ideator dhe drejtues i projektit “Dëshmi nga e kaluara” me synim ruajtjen e kujtesës kolektive të periudhës komuniste me dëshmi nga të katër cepat e Shqipërisë mbi persekutimin komunist ndaj hoxhallarëve dhe besimtarëve- oral history.

Shkollimi:

I mesëm 1981-1985 gjimnazi Sami Frashëri Tiranë

I lartë 1992-1996 Gjuhë Letërsi Shqipe Fakulteti Filologjik Tiranë

Kurs i Antropologjisë Kulturore pranë Institutit të Kulturës Popullore- Akademia e Shkencave 2007.

Gjuhët e huaja:

Anglisht me shkrim dhe komunikim të rrjedhshëm

Italisht me shkrim dhe komunikim të rrjedhshëm

Kumtesa dhe shkrime studimore:

Prezantim në konferencën ndërkombëtare antropologjike “Corridors of power” me kumtesën “Tirana dhe zhvillimet e saj urbanistike 1920-1990” organizuar nga IUAES Commission on Urban Anthropology dhe Instituti i Kulturës Popullore, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2007.

Paraqitja e monitorimit “Mediat e shkruara dhe muslimanët” në simpoziumin mbarëkombëtar “Integrimi i Shqiptarëve në Europe dhe vlerat që Islami përcjell në këtë integrim”, Forumi Musliman i Shqipërisë, Kavajë 2008.

“Poeti i parë i Islamit dhe zëdhënësi i profetit Muhamed në Medine”, revista Univers, nr. 15, 2013.

“Arrestimet dhe dënimet e hoxhallarëvve të shquar” në simpoziumin “Komuniteti Mysliman pas Luftës së Dytë Botërore dhe persekutimi i hoxhallarëve”. Forumi Musliman i Shqipërisë, Tiranë 2014.

“Trajtimi i xhamive gjatë sistemit monist në Shqipëri” në Konferencën Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”, organizuar nga Instituti i Hulumtimeve dhe Studimeve Islame, Prishtinë, më 9-10 dhjetor 2023.

Përvoja pune:

Korrektor i gjuhës shqipe dhe redaktor i Buletinit Qytetërimi Islam, Tiranë, 1999-2001.

Gazetar i sociales dhe i kulturës në Shijak TV, Tiranë, 2001-2004.

Marrëdhëniet me publikun në “Qendra Sportive SH.A.” 2009 -2012

Specialist në “Qendra Sociale Shkozë”, Tiranë 2012-2014.

Redaktor përgjegjës i revistës Kibla dhe botues pranë Lidhja e Hoxhallarëve e Shqipërisë 2014-2020.

Nga viti 2010 sekretar i Forumit Musliman të Shqipërisë.