Palestina një rrugëtim mediatik

Feja Islame, përballë terrorit mediatik 

Në rubrikën Forum të gazetës “Korrieri”, datë 9 gusht 2005, është botuar shkrimi i analistit Baton Haxhiu, me titull ”Kthimi i njeriut”. Forumi Musliman i Shqipërisë shpreh shqetësim për idetë e shprehura në këtë shkrim dhe në përgjithësi për frymën e tij të profetizimit të apokalipsit “të përplasjes së qytetërimeve” dhe rolit të muslimanëve shqiptarë në të. Megjithatë në mesin e muslimanëve shqiptarë, ka pakënaqësi kur politika amerikane në Lindjen e Mesme mbështet politikat pushtuese kundër palestinezëve, dhe nuk duhet të çuditemi kur ndër muslimanët gjen njerëz që kundërshtojnë sulmin amerikan në Irak, ndërkohë që një gjë e këtillë bëhet edhe nga një pjesë shumë e mirë e popullit të krishter amerikan e britanik, dhe nga vetë OKB-ja. (Këto kanë qenë shqetësimet tona si FMSH, qysh në vitin 2005, kur jemi regjistruar në Gjykatën e Tiranës si organizatë që mbrojmë të drejtat e njeriut dhe kemi marrë vëmendjen e mediave të kohës.)

Deklaratë për media

Forumi Musliman i Shqipërisë denoncon dhunën cioniste në Rripin e Gazës

31 – dhjetor – 2008

Forumi Musliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e ditëve të fundit në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite në cilësinë e okupatorit të tokave palestineze po bombardon pa mëshirë, në kundërshtim me të gjitha kartat e rezolutat e OKB–së dhe konventat e të drejtave të njeriut, si dhe me ligjin ndërkombëtar të luftës, vendbanime civile, shkolla e universitete, seli qeveritare dhe ente publike të Rripit të Gazës.

Deklaratë për media

02-qershor-2010

FMSH dënon sulmin terrorist të komandove izraelite

Forumi Musliman i Shqipërisë mësoi me tronditje dhe indinjatë për sulmin terrorist të komandove izraelite ndaj një flote humanitare me vullnetarë nga 33 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila në mbrëmjen e 31 Majit 2010 po dërgonte ndihma humanitare dhe rindërtuese për banorët e vuajtur e të shtypur të Rripit të Gazës. (Rasti Mavi Marmara, në qershor 2010 FMSH organizoi një aktivitet sensibilizues me publikun për këtë ngjarje.)

Deklaratë për media

Forumi Musliman i Shqipërisë mbështet nismën e Palestinës      

 26/09/2011

E drejta e Palestinës për të shpallur shtetin e vet të njohur ndërkombëtarisht ka qenë në qendër të vëmendjes të një veprimtarie sensibilizuese organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë. Në mbështetje të iniciativës për njohjen e Shtetit të Palestinës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka qenë deklarata e lexuar nga kryetari i FMSH-së Fisnik Kruja në hapje të kësaj veprimtarie.

Më pas fjala i është dhënë ambasadorit palestinez në Tiranë, z. Issam Mahsalf, i cili në pak minuta ka bërë një përshkrim të hollësishëm të situatës së sotme të popullit palestinez. Në përfundim të kësaj veprimtarie moderatori Roald Hysa solli të dhënat më të fundit mbi situatën diplomatike në OKB mbi paraqitjen e kërkesës së bërë nga presidenti palestinez Mahmud Abaz për njohjen e Shtetit të Palestinës.

Deklaratë për Media

Aktet shtypëse brutale në Al-Aksa kanë ngjallur zemërim në të gjithë botën

May 11, 2021

Forumi Musliman i Shqipërisë po ndjek me indinjatë dhunën e ushtruar nga aparati shtetërori Izraelit ndaj besimtarëve muslimanë brenda Xhamisë Al-Aksa, si edhe popullsisë në Jeruzalemin Lindor, duke i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre. Këto akte shtypëse brutale kanë ngjallur zemërim në të gjithë botën dhe janë shoqëruar me reagime të fuqishme nga Unioni i Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (PUIC).

FMSH dënon deklaratat e Qeverisë Shqiptare

May 19, 2021

Me emrin e Allahut Mëshiruesit – Mëshirëbërësit

Forumi Musliman i Shqipërisë dënon deklarimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në përkrahje të Shtetit të Izraelit. Situata tragjike e krijuar nga dhuna e ushtruar mbi popullsinë palestineze në Jeruzalemin Lindor e në Gaza nga shteti izraelit tashmë e shpalosur në mënyrë të qartë përpara opinionit publik botëror është një argument i ri për të treguar karakterin e tij terrorist. Që nga themelimi i tij ky shtet ka ndjekur pa hezitim politikën e genocidit, vrasjes dhe dëbimit masiv të popullsise autoktone palestineze, shkatërrimit të pasurisë së saj, popullimit hap pas hapi me ķolonë hebrej, si dhe futjen e palestinezëve në Geto.

Raportim

Heqja e të drejtës së protestës

Muslimanët nuk lejohen të manifestojnë në shesh

Rreth 50 shoqërime në Komisariatet e Policisë së Tiranës janë bërë për disa grupe muslimanësh, të cilët kanë dalë për të manifestuar solidarizimin e tyre me popullin e shumëvuajtur palestinez më 16 maj 2021. Manifestuesit janë sjellë paqësisht gjatë qëndrimit në sheshin Skënderbej në Tiranë dhe më pas janë shtyrë nga forcat e policisë së rendit për t’u larguar nga sheshi. Forcat policore më pas kanë shoqëruar për në Komisariatet e Tiranës rreth 50 persona. Denoncimi vjen nga Avokat Gentian Sejrani i shoqatës “Drejtësi Sociale”, i cili i ka ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet dhe ka asistuar në Komisariatet të shoqëruarit e protestës.

Ndërsa më dt. 20 maj 2021 dy aktivistë të Forumit Musliman të Shqipërisë janë paraqitur në mjediset e recepsionit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të bërë njoftimin zyrtar në bazë të ligjit për të bërë një manifestim solidariteti me popullin e Palestinës dhe për humbjen e jetës së 70 fëmijëve nga bombardimet izraelite në Gaza. Pas tre orë bisedimesh në recepsion aktivistët e FMSH Fisnik Kruja dhe Roald Hysa iu bë e qartë se nuk do të merrnin përgjigje pozitive nga personat përgjegjës, megjithëse ligji shqiptar e parashikon vetëm njoftimin formal të organeve të rendit.

Media

Në Gaza janë vrarë qindra pacientë e civilë të pambrojtur

Publikuar më: October 18, 2023 

Bismilahir Rrahmanir Rrahim

Forumi Musliman i Shqipërisë ka përcjellë me dhimbje të thellë konfliktin e fundit izraelito-palestinez, që kulmoi me shpërthimin e një rakete në El-Ehli Baptist Hospital në Gaza, ku mbetën të vrarë qindra pacientë e civilë të pambrojtur.

Njoftim

Tubim për paqen dhe lirinë në Palestinë*

Tubim do të organizohet ditën e Premte 20 tetor në orën 16:30, në sheshin Skënderbej. Forumi Musliman i Shqipërisë organizon një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.

 

Njoftim

Thirrje ndaj Qeverisë së Shqipërisë që “të mos heshtë përballë krimeve të luftës dhe gjenocidit në Gaza”

Në deklaratën e përbashkët të 240 profesionistëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme shprehet solidariteti me popullsinë palestineze dhe i bëhet thirrje “Qeverisë shqiptare të mos heshtë përballë krimeve të luftës dhe gjenocidit në Gaza”.

Tiranë më 29 tetor 2023

Pedagogë, profesionistë, klerikë dhe aktivistë shprehin solidaritetin me popullsinë palestineze dhe i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos heshtë përballë krimeve të luftës dhe genocidit në Gaza. (* Roald Hysa, nismëtar i kësaj deklarate dhe apeli të firmosur nga 240 profesionistë.)

 

Njoftim

TUBIM PËR PALESTINËN

“JO NË EMRIN TIM”

Në mes të gjenocidit mizor që po ndodh në Palestinë, ju bëjmë thirrje të bëjmë detyrën tonë qytetare humane për të ngritur zërin për ndalimin e kësaj masakre.

Ju bëjmë thirrje të bashkohemi në këtë tubim, të dënojmë medaljet dhe iftaret e “përgjakura” të autoriteteve tona shtetërore dhe fetare!

Të PREMTEN në datë 11 Prill, ora 14:10, pranë xhamisë së Namazgjasë, në sheshim midis Parlamentit dhe Komunitetit Musliman.

Marshim nga vendi i tubimit drejt kryeministrisë.

  1. “Mexhlis”
  2. “TUMED”
  3. “Thirrja në Mirësi”
  4. “Forumi Musliman i Shqipërisë”
  5. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
  6. “Ensar”.
  7. “Palestina e Lirë”

 

* FMSH ka qenë bashkëorganizatore në këto tubime në 6 raste, ku në rastin e parë ka qenë organizatore e vetme, gjithashtu kemi pasur pengesa të pajustifikuara nga Drejtoria e Policisë Tiranë, ku në të paktën tre raste na është dhënë përgjigje negative, duke mos na lejuar të drejtën e tubimit, si dhe jemi penguar po në tre raste për të marshuar lirisht dhe të shprehim në rrugët e Tiranës dhimbjen tonë për gjakun e derdhur të vllezërve tonë palestinezë.

 

Njoftim

Protestat propalestineze evropiane denoncojnë genocidin e Gazas

19 maj 2025

Forumi Musliman i Shqipërisë përshëndet të gjitha përpjekjet dhe protestat evropiane për sensibilizimin e kauzës palestineze, kudo që ato po ndodhin nëpër Evropë. Ato i shërbejnë arritjes së paqes krahas përpjekjeve diplomatike të disa vendeve për të bërë armëpushim në Palestinë.

 

Note from editor: Forumi Musliman i Shqipërisë synon të rrisë vëmendjen e politikës dhe publikut shqiptar në luftë kundër Islamofobisë dhe racizmit, monitorojë incidentet e Islamofobisë dhe racizmit, dhe të punojë për të eleminuar diskriminim fetar dhe racor, dhe të lobojë për çështje me interes për muslimanët e Shqipërisë dhe komunitetet e tjera të vendit.

rahysa