FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË mbështet deklaratat e z. Ekrem Spahia të Partisë Lëvizja e Legalitetit/ ARKIV
16/05/2012
Forumi Musliman i Shqipërisë në kuadër të veprimtarive të veta mbi mbrojtjen e familjes dhe të vlerave të saj e mbështet fuqimisht z. Ekrem Spahia dhe deklaratat e tij të bëra së fundmi kundër Lëvizjes LGBT. Në këtë pikë Forumi Musliman ndan të njëjtat pikëpamje mbi familjen dhe cenimin e saj nga një grup i vogël njerëzish, të cilët kanë zgjedhur jetën e shthurur morale si stilin e tyre të jetesës.
Ne si Forum jemi shprehur kundër qysh në fillim të këtij debati, ku kjo lëvizje kërkon të paraqitet me çdo kusht si e viktimizuar për përfitime fondesh që vijnë nga jashtë vendit. Kështu ne i shohim me simpati dhe iu shprehim publikisht mbështetjen tonë krerëve të PLL-së për deklaratat e tyre në mbrojtje të familjes dhe të shoqërisë shqiptare nga deviancat e paprecedent, që duan t’ia imponojnë asaj. z. Ekrem Spahia është shprehur përpara medieve, se PLL e mban këtë qëndrim jo thjesht se është parti konservatore, por edhe pse jemi të bindur se homoseksualizmi prodhon pasoja të rrezikshme për shoqërinë tonë. “Ne nuk mund të pranojmë që degjenerimi të na imponohet si emancipim dhe “të drejtat” e një grupi fare të vogël të cenojnë të drejtat e pjesës dërrmuese të shoqërisë”, tha ai.