FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË    

Familja dhe mësimbesimi takimi dytë / ARKIV

23/12/2012
 

Bismilahi Rrahmani Rrahim

“Familja dhe Mësim-besimi” ishte përsëri në qendër të vëmendjes së shoqatave, që janë aktive në shoqërinë civile muslimane. Në këtë tryezë të dytë u paraqit për diskutim drafti “Mbi  nevojën  e përfshirjes së mësim-besimit në kurrikulat e shkollave publike të arsimit parauniversitar të Republikës së Shqipërisë”, i përpiluar nga një grup pune ad hoc. Drafti i paraqitur përbëhet nga tre kapituj kryesorë: 1. Përse Mësim-Besimi? 2. Shembulli i marrëdhënieve fe-shtet dhe mësim-besimi në ciklin parauniversitar në disa vende të Evropës dhe të Ballkanit 3. Garancitë ligjore.

Pjesëmarrësit në këtë takim të dytë diskutuan gjerësisht mbi subjektin e draftit dhe e miratuan në përgjithësi atë, dhanë sugjerimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Gjithashtu u propozua, që procesit të instalimit të mësim-besimit në vend, t’i jepet forma e një debati publik të gjerë, në mënyrë që të parapërgatitet opinioni dhe faktorët relevantë për nevojën dhe dobinë e kësaj ndërmarrjeje.