Kërkesë për emërtime rrugësh në Tiranë

 

Forumi Musliman i Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë të posaçme Bashkisë së Tiranës për vendosjen dhe emërtimin e rrugëve të kryeqytetit me emrat e figurave të shquara muslimane. Në këtë kërkesë janë përfshirë emrat e dy kryebashkiakëve tironas Zyber Hallulli dhe Ali Dërhemi! Po ju drejtohemi juve si Bashki e Tiranës me këtë kërkesë të veçantë për emërtimin e rrugëve të kryeqytetit të Shqipërisë. Ata janë Zyber efendi Hallulli, i mirënjohur si Babai i Jetimëve, dhe Ali efendi Dërhemi. Bashkëngjitur ju kemi përgatitur edhe një listë me emra të personaliteteve të shquara të Tiranës, të cilët ne do të dëshironim t’i shihnim te rrugët e kryeqytetit tonë. Po ashtu kërkesa shoqërohet edhe me biografitë e zgjeruara të këtyre dy kryebashkiakëve tiranas. Në emër të FMSH kryetari Fisnik KRUJA theksoi rëndësinë e madhe, që kanë këta dy emra hoxhallarësh dhe njerëzish me integritet të lartë moral.