nga Avokat Abdulla Klinaku
Në shkrimet e tij, veç vargut poetik te poezia “O moj Shqypni (1880), që në esencë është thirrje për unitet dhe reflektim për gjendjen që ishin trojet shqiptare, kryesisht si rezultat i vendimeve të Konferencës së Berlinit, askund Vasso Pasha, nuk e promovon konceptin e “shqiptarisë si fe”.
Vasso Pasha, ka lindur në vitin 1825, në familje katolike dhe ka jetuar si i tillë, ndonëse, ka mendime që ka hequr dorë nga krishterimi. Megjithatë ajo që shihet qartë në shkrimet e tij, Vasso Pasha, më shumë ishte një intelektual, me mendim të pa ndikuar nga feja.
Ai u angazhua për raportin e mirëfilltë dhe të ekuilibruar midis kombit, miletit në kuadër të Perandorisë Osmane, fesë islame dhe fesë të krishtere. Ai kishte besim të plotë në vlerat të cilat i kishte kultivuar Kombi ynë, në kuadër të Perandorisë Osmane, dhe angazhohej për vlera të përbashkëta midis feve te shqiptarët. Askund dhe në asnjë tekst, nuk del se Pashko Vassa është angazhuar për largimin e shqiptarëve nga feja e as për shqiptarinë si fe.
Citate nga vet Vasso Pasha, që dëshmojnë për angazhimin e tii për vlerat e feve dhe respektin ndaj feve, të gjetura në librin e ti, “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” v. 1879.
“Përveç që shumica ishte myslimane por edhe pakica kristiane ishte e mbrojtur dhe e privilegjuar, të paktën në grupet e mëdha të saja, dhe njëfarë soji bashkohej me elementin mysliman deri sa mund t’i bashkonte gjaku dhe gjuha që e kishin të përbashkët. (P. Vasa, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, fq. 73, ALSAR, Tiranë, 2020).
“Sipas pikëpamjes sonë, shqiptarët qofshin myslimanë, ortodoksë apo katolikë janë dhe mbet siç kanë qenë tridhjetë shekuj më parë, populli më i vjetër i Evropës. (fq. 61)
“Myslimanët e Shqipërisë janë shqiptarë si dhe të krishterët, flasin po atë gjuhë, kanë po ato zakone, vazhdojnë po ato doke dhe po ato tradita. Në mes tyre dhe të krishterëve kurrë s’ka pasur smirë të rrënjosur e as armiqësi shekullore.” (Fq 111).
“Prandaj na duket se është në interesin e të gjithëve me një interes kryesor bashkimi i Shqipërisë në një vilajet të vetëm, me një organizim të thjeshtë, të përmbledhur dhe të fortë, duke i dhënë një pjesë të gjerë elementit të vendit në Administratës Publike dhe të inaugurohet nën hijen e Sulltanit, një periudhë bashkimi dhe vëllazërimi për të gjithë besimet për të gjitha fetë” (fq. 119).
Lexime: 3