“Fjala e pa rrënjë dhe slogani një Ramazan ndryshe”

Alban Gorishti*
Fillimisht desha të përshëndes xhematin e Beratit për këtë prezantim kaq dinjitoz dhe inspirues të Ramazanit.
Këto kohë kam vërejtur të shpeshta sloganet si ‘një Ramazan ndryshe’, etj, siç kam parë se koncepti ‘ndryshe’ tek këta slogane është thejsht fjala e dikujt apo dikujt tjetër. Në thelb nuk kam gjë me fjalën në universalizmin e saj, por ajo pjesa ndryshe është një keq konceptim bukëshkalë. Është fatkeqësi që në një botë kaq dinamike dhe të bombarduar me informacion niveli i përjetimit të Ramazanit (këtij muaji plot bekime) të jetë kaq i ulët në shumë prej myftinive të vendit tonë. Qytete ku as edhe një pankartë nuk të sheh syri. Gjithsei ajo që më bën më tepër përshtypje është, “mbarsja” e zemrës së disave me atribute ajrore sikurse është fjala e pa rrënjë. Është gati e neveritshme fjala kur mbarset nga individë që mendojnë se fjala e tyre mjafton si aktivitet universal i javës, vitit, muajit etj. Është e neveritshme fjala kur mbarset me nivele të larta toksiciteti shpirtëror si pasojë e mendimit se nëse ai folës nuk flet të gjithë janë të humbur, pa të askush nuk ia del dot të jetojë si besimtar, pa fjalën e tij asgjë nuk është e saktë etj etj, prej fryrjeve toksike të shpirtit. Është një narrativë që shpesh e dëgjojmë por kur sheh që fjala demotivon madje e kupton se çfarë do të thotë të dish dhe të jesh faktor motivues. Është defaktorizuese në një shoqëri si ajo e jona, mendimet se fjala e dikujt (sado e bukur të jetë) është ‘themeli’ i evenimenteve të këtij muaji, aq më tepër kur ajo shoqërohet me nivele të larta protagonizmi dhe ‘supremacie’. Është gati e tmerrshme kur shikon individë që flasin duke dashur thejsht të përfitojnë sa më tepër elektorat të pavëmendshëm ndaj thelbit, e kjo neveri shtohet në këtë muaj të bekuar ku sinqeriteti dhe lidhja midis njeriut dhe Zotit është në thelbin e çdo adhurimi. Nëse duhet të dëgjojmë më mirë të dëgjojmë melodinë Kuranore sesa çjerrjet apatike të dikujt që beson më tepër në fjalën e tij sesa në ‘mbështetjen e Zotit’.
Arsyeja se përse e lavdërova myftininë Berat është sepse thelbi i evenimentit (pavarsisht disa detajeve) nuk ishte vetëm ‘folësi’ por një miks midis aktiviteteve të ndryshme kulinare dhe kulturore. Ky është një shembull kuptohet, ka me dhjetëra të tillë, por e rëndësishme është të kuptojmë se që vetëm fjala të mbillet në tokë tek njerëzit duhet që të shoqërohet me modesti, punë, njohje, aktivizim dhe dinamizëm. Këto janë virtyte sipas dijetarëve që i mundësojnë fjalës të mbijë kudo që ajo hidhet. Gjithsei fjala sado e sinqertë nuk mjafton në shoqëri si ajo e jona, e jo vetëm, pasi fjalët nuk mjaftojnë për ti ‘heshtur’ morinë e zhurmave dhe melodive laike. Bëhuni bujar në këtë muaj mbroni veten tuaj dhe të tjerët nga tiparet negative të shpirtit tuaj.
* Jo domosdoshmërisht opinioni i shprehur këtu është i njëjti i Forumit Musliman të Shqipërisë.