OPINION
Roald A. Hysa
A ka shqiptarofobi? Kjo është një pyetje shqetësuese, e cila të ngacmon sa herë shfaqen fjalë dhe togfjalësha të tillë, si komunizëm islamik apo terrorizëm islamik. Për komunizmin islamik I ka dhënë përgjigjë Abdi Baleta me një pamphlet të vetin. Shqiptarofobia është një fenomen i fshehur në tregun medial të internetit dhe të portaleve në gjuhën shqipe në Shqipëri Kosovë e më gjerë në Ballkan! Ajo nxitet me terma të ndryshëm, si shiptari te serbët, allvanoi te fqinjët tonë grekë, e në forma të tjera në Maqedoni e Mal të Zi.
Nga raportet vjetore të bëra publike më heret shfaqjet islamofobike në shoqërinë shqiptare kanë qenë evidente, në forma të ndryshme, si Islamofobi, arabofobi, turkofobi etj. Rreth 70% e Shqiptarëve në Shqipëri dhe 95% në Kosovë, e diçka më shumë se 25% në Maqedoni deklarohen se janë muslimanë.
Fenomeni i Shqiptarobisë apo më mirë Islamofobisë është shfaqur shumë heret në mediat tona dhe vazhdon me togfjalësha të tillë si terrorizëm islamik dhe nga media të ndryshme. Si gazetar e kam denoncuar këtë fakt në faqet e gazetës Drita Islame version i shtypur më shtatot 1998: me titull “Zhurma e shtypit mbi terroristët islamikë- Rritja e tirazhit, synimi i çdo gazete”.
Si vend musliman që jemi e kemi ndjerë këtë gjë edhe si shoqëri muslimane, ku e kemi vuajtur këtë fakt, pra të ekstremizimit të gjuhës mediatike, qysh nga viti 2008. “Terrorizëm islamik” apo “terrorizëm në emër të Islamit”?- është një nga titujt më të vonshëm të platformës mediale: Koha Jonë (29 prill 2021), e njohur tashmë për gjuhën e saj ekstremizuese dhe islamofobike ndaj bashkësisë muslimane shqiptare.
ISLAMOFOBIA
Është një nga drejtimet kryesore ku është përqendruar vëmendja e punës së përditshme e Forumit Musliman të Shqipërisë. Kjo për shkak të rrethanave që shoqëria shqiptare po përjeton tranzicionin e saj prej 34 vitesh demokraci në Shqipëri. Shfaqjet e saj Islamofobia në Shqipëri i ka të hershme dhe dallohen rëndom në të gjitha mediat e ndryshme menjëherë. Ne kemi punuar të denoncohen publikisht këto figura, të cilat përbëjnë një galeri të tërë personazhesh përmes disa platformave mediale, që kanë dalë në pah dhe po fuqizohen. Përhapja e lajmeve dhe gjuhës urrejtëse ekstremizuese është më e gjerë se sa në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi apo edhe Maqedoni.
Po ashtu shqiptarofobia është nxitur duke denigruar figurën e muslimanit dhe të imamëve shqiptarë, të etiketuar me gjuhë urrejtëse. Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë edhe një medalje të zakonshme si mirënjohje e këtij kombi për të gjithë atë punë të kryer në dobi të Shtetit Shqiptar dhe të Çështjes Kombëtare gjatë festimeve të Pavarësisë më 28 nëntor 2012.
Ishin këta hoxhallarë që kishin marrë mbi supet e tyre udhëzimin e njerëzve si mësues shpirtërorë, por që nuk e harruan për asnjë moment në punën e tyre fisnike atdheun tonë si pjesë të amanetit hyjnor. Ishin hoxhallarët tonë që luftuan qysh në ditët e para të Rilindjes Kombëtare krahas intelektualëve e politikanëve tonë të mëdhenj. Së bashku me ideologun e shquar rilindas Sami Frashërin ishte mulla Haxhi Zeka ai që rroku armët për ta vënë në jetë bashkimin e vilajeteve shqiptare në një. Së bashku me Ismail Qemal bej Vlorën ishte H. Vehbi Dibra që ngriti flamurin në Vlorë e luftoi kundër serbo-malazezëve.