Bismilahir Rrahmanir Rrahim

Urime për 100-vjetorin e Republikës së Turqisë

 

Shkëlqesisë së Tij Z. Recep Tayyip Erdoğan!

I nderuar Z. President!

Në emër të Forumit Musliman të Shqipërisë ju uroj nga zemra për festën e madhe të popullit turk, 100-Vjetorin e Shpalljes së Republikës.

Forumi Musliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje e entusiazëm arritjet e mëdha të Shtetit të Turqisë në të gjitha fushat; politike, ekonomike, kulturore, ushtarake etj. Në të gjitha këto arritje nuk mund të mohohet roli Juaj udhëheqës e frymëzues.

Forumi Musliman i Shqipërisë është krenar për lidershipin Tuaj të guximshëm e vendimtar për të gjithë Umetin Musliman dhe popujt e shtypur. Jemi në mbështetje të plotë të qëndrimeve Tuaja të drejta e të vendosura në mbrojtje të Popullit Martir Palestinez kundër katilëve cionistë.

Duke lutur Allahun xh.sh., që t’i japë suksese dhe begati popullit të Turqisë dhe Juve jetë të gjatë e energji të pashtershme në kryerjen e misionit Tuaj të lartë e fisnik.

Me konsideratë të lartë

Fisnik Kruja

Kryetar