LETËR/ ARKIV

Partia Konservatore i përgjigjet Forumit Musliman të Shqipërisë

Nicholas Bourne AM

Lider i Opozitës Zyrtare dhe Anëtar i Konservatorëve të Wellsit

Për Wellsin Qëndror dhe Perëndimor 

Asambleja Kombëtare e Wellsit

Cardiff Bay, Cardiff CF 99 1 NA, Bae Caerdydd, Caerdudd CF99 1 NA

Eich cyf/ Ref: Ein cyf/ Ref: Nb/SMM

Tel: 029 2089 8351

Fax: 029 20 89 8350 

28 Janar 2010

Forumit Musliman të Shqipërisë

Të dashur zotërinj/zonja

Ju falënderoj për letrën tuaj të cilën sapo e mora në zyrën time.

Partia Konservatore e Wellsit dhe për më tepër Partia Konservatore në përgjithësi, e  ka parë të gjithë çështjen me shqetësim, dhe mund t’ju sigurojmë se ne po e hulumtojmë çështjen nga afër.

Partia krenohet me natyrën e saj gjithpërfshirëse dhe ne sigurojmë mbështetje nga të gjitha kahjet e komunitetit si dhe nga të gjitha besimet. Unë jam shumë i kënaqur që kemi një Anëtar Musliman të Asamblesë brenda grupit që unë vetë udhëheq në Asamblenë Kombëtare të Wellsit. Ai është pjesë e rëndësishme dhe tërësore e grupit tonë dhe e Partisë sonë.

Duke ndjekur raportimet që janë bërë, dhe ndërsa çështja është nën hetim, Mirela Bogdani është pezulluar nga Lista e Kandidatëve të Partisë Konservatore.

Ajo nuk është një kandidate e zgjedhur për në parlamentin e Wellsit dhe nuk besojmë që të jetë zgjedhur ndonjëherë në Wells.

Ju faleminderit për letrën tuaj të këndshme dhe plot respekt.

Me përshëndetje të ngrohta

I juaji sinqerisht

NICHOLAS BOURNE AM, Lider i Opozitës Zyrtare