vazhdim i nje postimi të mëparshëm nga avokati Abdulla Klinaku
Jo.
Edhe përkundër asaj se Pashko Vassa dhe thënia e tij keqpërdoret dhe është shndërruar një slogan i atyre që e sulmojnë Islamin, ai nuk ishte kundër Perandorisë Osmane.
Mehdi Frashëri, në shënimin e tij mbi kaptinën XI të shkrimit të Vasso Pashës, thotë:
“Autori, në qoftë se është treguar si partizan e Perandorisë Otomane, kjo politikë është diktuar nga rrethanat e kohës” (fq. 103).
Vasso Pasha ishte për bashkimin e vilajeteve shqiptare, me organizimin autonom dhe ushtarak, nën sovranitetin e Sulltanit.
“S’ka dyshim se, janë armiqtë e Perandorisë Otomane ose gjënd që nuk njohin thellësisht as njerëzit, as sendet, ata që kanë shtirë në mendimin e disave idesë se populli shqiptar sot për sot dëshiron të ndahet nga Perandoria… nuk bëhet gjë më e rreme e më e pa drejtë. (fq. 109)”.
Po ashtu, mendon se shqiptarët gjatë kësaj kohe e kanë ruajtur ekzistencën e vet, dhe tendencat për largim nga Perandoria, për shkak të kohës e rrezikon të ardhmen kombëtare:
“Shqiptarët që prej kaq shekujsh kanë ruajtur ekzistencën, gjuhën, zakonet dhe karakterin e tyre, janë bindur se duke qenë nën zotimin e një pushtetit tjetër, cili do qoftë, nuk do të vonojnë të humbasin gjithë këto të mira dhe do të mbarojnë duke ndryshuar” (fq. 109).
“Prandaj na duket se është në interesin e të gjithëve me një interes kryesor bashkimi i Shqipërisë në një vilajet të vetëm, me një organizim të thjeshtë, të përmbledhur dhe të fortë, duke i dhënë një pjesë të gjerë elementit të vendit në Administratës Publike dhe të inaugurohet nën hijen e Sulltanit, një periudhë bashkimi dhe vëllazërimi për të gjithë besimet për të gjitha fetë” (fq. 119).
Lexime: 18