Aktivisti i mirënjohur musliman Davide Pikardo
viziton Tiranën
Davide Pikardo, drejtor ekzekutiv i LaLuce.news një nga projektet më të mirënjohura muslimane në Itali, njëkohësisht edhe një nga zëdhënësit më të spikatur të bashkësisë muslimane italiane vizitoi Tiranën. Ai u prit në një takim pune nga përfaqësuesit e FMSH-së, kryetari Fisnik Kruja, sekretari Roald A. Hysa dhe dr. Armanda Kodra. Takimi zgjati më shumë se një orë, ku përfaqësuesit e FMSH-së iu përgjigjën pyetjeve të z. Davide Pikardo, dhe u sqaruan me shumë hollësi problemet e ndryshme dhe fenomenet, që hasen në shoqërinë e sotme moderne. Një nga pikat, ku u ra dakord nga bashkëbiseduesit ishte, se rrymat e dëmshme të majta derën e hyrjes në shoqëri, dhe për ta dëmtuar atë përdorin familjen. Në këtë linjë si dhe në disa të tjera u shikua e arsyeshme të ngrihen urat e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Kryetari Fisnik Kruja i kërkoi z. Davide Pikardo, që në vizitën e radhës në Tiranë të vijë edhe Shejh Hamza Pikardo, përkthyesi në italisht i kuptimeve të Kuranit Famëlartë. Një nga pikat ku z. Davide Pikardo shfaqi interes ishte edhe “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes & Jetës” dhe z. Roald A. Hysa i dha shpjegime të hollësishme rreth konventës vjetore, që zhvillon ky koalicion më 14 shkurt. Hysa theksoi rëndësinë e madhe të këtij eventi të përbashkët për koalicionin i drejtuar nga pastor Akil Pano dhe ndikimin e madh pozitiv, që ka sjellë në jetën politike. Biseda u zhvillua e lirshme edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët, ku u diskutua edhe për një manifestim paqësor pro familjes.