FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË

Deklaratë për Shtyp

14-korrik-2010

Deklaratë përgënjeshtrimi e Forumit Musliman të Shqipërisë

Forumi Musliman i Shqipërisë denoncon publikisht çdo insinuate dhe shpifje qe akuzon FMSH apo drejtuesit e tij se, mbështet apo bën pjese ne struktura paralele jo kushtetuese, cilado qofshin ato. FMSH është i hapur ndaj organeve shtetërore për te hetuar cdo aktivitet te tij. FMSH sqaron se nuk ka asnjë lidhje me asnjë njeri apo grupim qe pretendon emrin apo i atribuon vetes emrin e tij. Te gjitha prononcimet zyrtare dhe aktivitetet e FMSH pasqyrohen ne faqen zyrtare te FMSH qe eshte www.forumimusliman.org. Cdo adrese tjetër email-i apo web-i qe nuk përmban adresën e mësipërme, nuk i përket FMSH dhe nuk ka asnjë lidhje me te.  FMSH i fton muslimanet shqiptare kudo ku ata ndodhen te mos bien viktime e reagimeve të nxituara te ndonjë individi, te cilat nuk kane asnjë lidhje me mësimet islame, qe urdhërojnë durimin, vetëpërmbajtjen dhe objektivitetin ne reagime. Te gjitha reagimet e FMSH deri me sot i janë përmbajtur këtij principi.

Forumi Musliman i Shqipërisë.

Kryetari

Fisnik Kruja

_______________________________________________________

Njoftim për editorët:

Forumi Musliman i Shqipërisë është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimi i të cilës është të luftojë racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë.

Te drejtat e rezervuara. Forumi Musliman i Shqipërisë