FMSH dënon rëndë aktin shpifës të gylenistit
FMSH bazuar në ngjarjen e rëndë e ndodhur në emisionin televiziv: “Ora e Betit”, e cila transmetohet tek Ora News, ku i vetshpalluri Gazetar, Almer Toska, shpif, trysnon dhe hedh baltë ndaj një të ftuari.
Forumi Musliman e bën këtë reagim, pasi përveç censurimit të fjalës së lirë dhe stigmatizmit pa fakte të figurave publike, Personi në fjalë akuzon si organizata terroriste shumicën e OJF-ve islame, kuotohet pa pasur fakte dhe shpif për hoxhallarët.
Nisur nga kjo ne si FMSH e dënojmë aktin në fjalë dhe i bëjmë thirrje institucioneve relevante, që të marrin masa ndaj akteve të tilla si dhe AMA, pasi nuk duam që në të ardhmen fëmijët tonë të rriten me këtë frymë.