FMSH denoncon gabimet në tekstet shkollore
Injorancë, gabime të qëllimshme dhe keqdashje
Forumi Musliman i Shqipërisë denoncon me forcë injorancën publike të shprehur rregullisht në tekstet shkollore të arsimit parashkollor dhe që haset rëndom në mendimin laik të sotëm. Hoxhallarët shqiptarë kanë folur shpesh dhe haptas ku e kanë sqaruar thelbin e Fesë Islame. Tashmë ka nisur gara e paprincip e kotësive të shprehura në tekstet shkollore. Radhën e ka teksti i Historia për klasën e 10, ku dallohet qartas përmbajtja e paragrafit citojmë: “Besimi i ri iu blatua Muhamedit (570-632)”. Këta autorë duke përfshirë botuesit e tyre dhe të gjithë ata, duhet ta kuptojnë se mbahen me taksat tona. Fatkeqësisht faktori mysliman i përfshirë gjerësisht në problemet e veta e ndjen mungesën e shprehjes së problemeve të gjithë të interesuarve dhe ne si Forum kërkojmë me forcë që kjo gjendje të marri fund. Ne nuk do të reshtim së kërkuari jo vetëm muslimanëve, por të gjithë atyre që e ndjejnë këtë problem, se Forumi do të kërkojë dhe do të denoncojë fakte të tilla. Ashtu si ka vepruar së fundmi me problemin gylenist, për të cilin tregon një vëmendje të posaçme dhe do të vazhdojë më konkretisht me përpjekjet e tij.
Injoranca nuk do të jetë pengesë për të trajtuar problemet tona bashkëkohore si bashkësi dhe t’i referohemi me qasjen e nevojshme për këtë rast dhe rastet në vijim.
Historia 10. Botimet Ideart, Tiranë.