FMSH reagim

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk duhet të jetë i pavendosur për problemin e Vakufit të Fushë Çelës në Shkodër!

 

Ne ju kërkojmë palëve tona të interesuara për Vakufin e Fushë Çelës të ndërhyjnë më fort, dhe të mbrojnë me të gjitha mundësitë vakufin. Kjo kërkon një ndërhyrje të menjëhershme urgjente të KMSH, së bashku me Myftininë Shkodër dhe kjo nuk bëhet me Rezoluta, por duhet të kërkohet në Gjykatën Administrative me padi e sigurim padie “Pezullimi i Lejes së dhënë në shkelje të ligjit”. Leja e ndërtimit duhet duhet të anulohet, si e pavlefshme, sepse për truallin aty ka vendim të Gjykatës së Lartë pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata e Lartë nën presionin e Strasburgut e ka zgjidhur çështjen në themel, duke shfuqizuar dy vendimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së parë dhe e Apelit, Tiranë, dhe duke e rrëzuar kërkesë-padinë e paraqitur nga ish-të persekutuarit pasi VKM- për privatizimin është e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Privatizuesit e paligjshëm me VKM të Meksit në kohën e fillimit të demokracisë, kur 40 të persekutuar ia kanë shitur me kontratë fiktive pasi VKM u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, pra, kompanisë Uldedaj Grup.

E gjitha kjo duhet të jetë një tregues, se ku duhet të synojë Myftinia Shkodër dhe KMSH së bashku. Kjo ka nevojë për një ndërhyrje urgjente përmes Gjykatës Administrative, që të bllokohet kjo paligjshmëri. Këto janë deklarata të përsëritura prej kohësh për Vakufin në fjalë.

Vakufi është i shenjtë dhe nuk mund të preket aspak.