Memorandum

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Forumi Musliman i Shqipërisë

Lidhja e Hoxhallarëve e Shqipërisë

FMSH dhe LHSH me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje angazhohen të bashkëpunojnë në fushën e marketimit të logos HALLALL, si dhe në përhapjen më të gjerë në sferën publike të kësaj logoje. Kjo marrëveshje përfshin përgatitjen e nismave ligjore, ekspertizën financiare, gjetjen e mbështetjes së nevojshme nga shoqatat muslimane, të cilat veprojnë në fushën e bamirësisë, si dhe partnershipin e nevojshëm me Bankën Qendrore, apo edhe me bankat e nivelit të dytë. Për këtë nismë ligjore do të ndërmarrim hapat e duhura ligjore për t’i paraqitur Parlamentit Shqiptar dhe konkretisht Komisionit përkatës të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë edhe ndryshimet e nevojshme për futjen e termit HALLALL në legjislacionin shqiptar.

Fisnik KRUJA                                               Sokol KONDAKÇIU

Kryetar                                                         Kryetar