Protestat propalestineze evropiane denoncojnë genocidin e Gazas

Forumi Musliman i Shqipërisë përshëndet të gjitha përpjekjet dhe protestat evropiane për sensibilizimin e kauzës palestineze, kudo që ato po ndodhin nëpër Evropë. Ato i shërbejnë arritjes së paqes krahas përpjekjeve diplomatike të disa vendeve për të bërë armëpushim në Palestinë.
Në të gjithë qytetet më të mëdha evropiane ka shpërthyer një valë protestash propalestineze, duke kërkuar armëpushimin në Gazan e përgjakur nga ushtria izraelite. Në Londër me mijëra qytetarë dolën në rrugët kryesore duke bërtitur Free Palestine, dhe për të sensibilizuar kështu qeverisjen e tyre për atë po ndodh në Gaza. Në Irlandë, Skoci, Paris Francë, Gjermani e gjetkë në Europë bulevardet kryesore u mbushën plot me protestues me flamuj palestinezë, të cilët protestojnë dhe duan të dëgjohen nga qeveritë e tyre për genocidin shkatërrimtar, që po luhet në kurriz të popullit të pafajshëm palestinez.
Grupime civile të të drejtave të njeriut, si Amnesty International i kanë tejmbushur regjistrat e tyre me numrat e fëmijëve të pafajshëm të vrarë nga bombardimet izraelite. Edhe grupime të tjera të ngjashme ndërkombëtare të ngjashme me të kanë plot regjistrime për natyrën genocidale dhe të pashembullt të luftës, që po zhvillohet në territoret palestineze.

Shumë kolonë izraelitë i janë vërsulur pronave palestineze për t’i zaptuar dhe t’ua grabisin atyre. Madje ushtria izraelite me mjete të rënda i është vërsulur tokave palestineze, duke shkatërruar pemët e gjelbërimin, kryesisht ullinjtë.
Madje kur në parlamentin italian një deputet i foli me ashpërsi kryeministres Meloni për krimet izraelite, ajo nuk reagoi fare dhe me cinizëm ju përgjigj, po çfarë fitoj unë nga kjo! Qytetari evropian është i sensibilizuar tashmë, dhe po kërkon reflektim zyrtar nga qeveria e vet mbi krimet genocidale në Gaza. Forumi Musliman i Shqipërisë i ka ndjekur këto zhvillime dhe ka dhënë kontributin e vet në sensibilizimin e opinionit shqiptar rreth këtij gjenocidi.
Në mënyrë sistematike kemi qenë bashkëorganizues të tubimeve propalestineze në Tiranë, ku me mijëra protestues tashmë kanë dalë në sheshin qendror të Tiranës, dhe kanë marshuar në bulevardin kryesor, duke kërkuar kështu sensibilizimin e qeverisë shqiptare ndaj krimeve në Gaza. Madje aktivistët e FMSH organizuan një peticion on-line “Jo në emrin tim”, me mbi 5500 firmëtarë drejtuar kryeministrit shqiptar pas vizitës së tij në Izrael, dhe pranimit të një medalje nga ai prej presidentit sionist izraelit. Kjo u reflektua edhe në mitingun e radhës, që u emërtua po ashtu “Jo në emrin tim”, që u mbajt para Parlamentit Shqiptar, ku të gjithë folësit u shprehën me ashpërsi kundër asaj medalje që kullon gjak fëmijësh palestinez.
Prandaj edhe një herë po i drejtohemi opinionit dhe qeverisë tonë të reagojnë ndaj krimeve dhe dhunës genocidale, që po ushtrohet në Gaza. Të reagosh ndaj gjakut të derdhur të popullit të pafajshëm palestinez qoftë edhe me një fjalë është krejtësisht njerëzore. Heshtja vret më shumë se sa reagimi.