Raportime nga viti 2024 të rasteve islamofobike
Gjatë vitit 2024 kemi hasur në dy raste qartësisht islamofobe kundrejt femrave të mbuluara, të cilat kanë qenë subjekt i përbuzjes dhe ofendimit për shkak të mbulesës islame. Të dyja rastet i përkasin sistemit arsimor, ku njëra është nxënëse gjimnazi dhe tjetra është punonjëse e sistemit parashkollor. Në rastin e parë nxënësja e Gjimnazit P… në kryeqytet është shikuar si e papërshtatshme nga mësuesi për të marrë pjesë në një aktivitet publik, që do të zhvillohej në sallën plenare të Parlamentit Shqiptar për shkak të mbulesës. Vajza nuk arriti të marrë pjesë në këtë aktivitet megjithëse ishte ekselente në mësime. Prindërit u ankuan pranë mësueses kujdestare dhe drejtorisë së shkollës, që të mos përsëritet më si rast dhe arritën të kenë mirëkuptimin e stafit të shkollës.
Në rastin e dytë bëhet fjalë për një punonjëse çerdheje, e cila bullizohej dhe ofendohej për shkak të veshjes së saj. Çështja e saj u zgjidh përmes Komisionerit kundër Diskriminimit dhe ankuesja vazhdon me punën e saj.
Të dyja këto çështje i përkasin vitit 2024.
FMSH https://fmsh-al.org/formular-islamofobie/