FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË
Deklaratë për Shtyp / ARKIV
Su: Forumi Musliman i Shqipërisë kërkon largimin e degjenerimit të Edi Ramës nga politika shqiptare
16-shkurt-07
Forumi Musliman i Shqipërisë është tronditur nga faktet e pasqyruara në organet e masmedias të ditëve të fundit në Shqipëri, me perversitetin moral të treguar nga kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. Sjellja nga ana e tij si këshilltarë për fushatën elektorale të Partisë Socialiste të një personi me devijime të rënda patologjike dhe morale, dhe fotot e turpshme të realizuar nga z. Rama në publik, janë të papranueshme në çdo vend të qytetëruar të botës, për personat që marrin kurajon për të qënë udhëheqës politikë.
Megjithë bërjen publike të këtyre skandalesh, Edi Rama në vend që të largohej menjëherë nga politika shqiptare, në mënyrë të pabesueshme, është hedhur në kundërsulm duke e afishuar degjenerimin e tij si një vlerë ‘europiane’. Nuk është për tu çuditur që avokatë të kapadaillëkut pervers të Edi Ramës janë bërë disa shoqata të sponsorizuar nga qarqe të dyshimta jo-shqiptare, të cilat orgjitë e shthurura të Ramës janë përpjekur t’ia servirin rinisë shqiptare si mënyrën më të përshtatshme për t’u integruar në shoqërinë moderne.
Në mënyrë paradoksale, partitë e koalicionit të djathtë, shumë nga të cilat pretendojnë se janë në politikën shqiptare për të mbrojtur dhe promovuar traditat, familjen dhe vlerat e vyera morale të kombit, siç Partia Demokratike dhe z. Sali Berisha konsiderohen në opinionin e përgjithshëm shqiptar, kanë zhgënjyer muslimanët e Shqipërisë përpara stepjes nga kanosjet rrugaçërore të Edi Ramës dhe kompani.
Për Forumin Musliman të Shqipërisë, deklarata e PD-së se fushata zgjedhore nuk mbështetet në fotot nudo të Edi Ramës por në alternativën programore është skandaloze.
Forumi Musliman i Shqipërisë është i mendimit se rrezikut shoqëror që përfaqëson fenomeni Rama i duhet kushtuar më tepër vëmendje se çfarëdo lloj programi zhvillimor ekonomiko social, pasi një komb që nuk mbështetet në vlera por justifikon degjenerimin, nuk mundet dot kurrë të arrijë zhvillimin dhe mirëqënien e dëshiruar.
Forumi Musliman i Shqipërisë kërkon ti kujtojë popullit shqiptar por edhe klasës politike shqiptare, se çfarë shkatërrimi përjetoi vendi ynë kur për 50 vite me radhë u sundua nga një person me devijime të ngjashme morale dhe psiqike si Edi Rama. Forumi Musliman i Shqipërisë kërkon ti kujtojë politikës shqiptare se tolerimi ndaj degjenerimit dhe shthurjes morale që shkon kundër mësimeve të fesë, siç ishte edhe rasti i skemave piramidale në vitin 1996 dhe ateizmit politik komunist, kanë çuar në shkatërrimin e Shqipërisë.
Duke ndjerë përgjegjësi përpara Zotit dhe kombit, Forumi Musliman i Shqipërisë i apelon popullit shqiptar, që me fuqinë e votës së lirë të dëbojë nga politika shqiptare njerëz me shthurje morale si Edi Rama. Në këtë mënyrë rinia shqiptare do të kuptojë se cili është modeli i politikanit që kombi ynë nuk meriton të ketë në krye, për të ndërtuar një vend dhe të ardhme më të mirë.