BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM
PËRKUJTESË .
Drejtuar: Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Z. Bujar Spahiu, Kryetar
Të nderuar,
Forumi Musliman i Shqipërisë ka përcjellë me vëmendje shqetësimin e një numri të madh besimtarësh për gjendjen e krijuar nga përhapja e COVID-19 me rrjedhojë ndalimin e faljes së Namazit me xhemat. Në kushtet e reja të krijuara, me rënien e kurbës së infeksionit dhe zbutjen nga Qeveria të masave të karantinimit, siç ishte lejimi i pensionistëve, grave me fëmijë etj. për të dalë jashtë shtëpive në orare të caktuara, si edhe zgjerimin e lejimit të ushtrimit të aktiviteteve për një kategori më të gjerë biznesesh, jemi të mendimit që është koha të rishikohet vendimi për ndalimin e faljes me xhemat. Kjo bëhet më imperative me afrimin e Muajit të Madhëruar të Ramazanit, të cilin besimtarët po e presin me padurim. Gjithashtu edhe ne i bashkëlidhemi qëndrimit dhe dëshirës së mirë të të gjithë besimtarëve.
Duke shpresuar në një vendim pozitiv nga ana Juaj, Forumi Musliman i Shqipërisë