Civilë nga të dy krahët janë duke paguar çmimin e një përshkallëzimi të paprecedent në armiqësinë ndërmjet Izraelit dhe Gazas, ndërkaq rritet numri i të vdekurve

 

 

Forcat e sigurisë izraelite dhe grupet e armatosura palestineze duhet të bëjnë çdolloj përpjekje për të mbrojtur jetët e civilëve në luftime e sotme* në Izrael dhe Territoret e Okupuara Palestineze, ka treguar përmes një sondazhi të vet Amnesty International i vdekjeve në rritje.

Përshkallëzimi i dhunës nisi me bombardimet me raketa në Izrael dhe Hamasin që nisi një operacion të paprecedent me luftëtarët e tij në jug të Izraelit.

Ne jemi thellësisht të alarmuar nga numrat në rritje të civilëve të vdekur në Gaza, Izrael dhe territoret e okupuara të Bregut Perëndimor dhe i bëjmë thirrje urgjente palëve në konflikt t’i përmbahen ligjeve ndërkombëtare dhe të bëjnë çdolloj përpjekje për të ndaluar derdhjen e mëtejshme të gjakut të civilëve. Sipas ligjeve humanitare ndërkombëtare të gjitha palët në konflikt e kanë detyrim të qartë të mbrojnë jetën e civilëve të përfshirë në konfliktet armiqësore,”- tha Agnès Callamard sekretarja e përgjithshme e Amnesty International.

Të targetosh qëllimisht civilët, kryerja e sulmeve joproporcionale dhe sulmet pa dallim, të cilët vrasin dhe plagosin civilët janë krime lufte. Izraeli ka një rekord të tmerrshëm gjurmësh në kryerjen e krimeve të luftës në kryerjen e krimeve të luftës të pandëshkuara në luftërat e mëparshme në Gaza. Grupet e armatosura palestineze nga Gaza duhet të përmbahen nga shënjestrimi i civilëve dhe përdorimi i armëve pa dallim, ashtu si kanë vepruar në të shkuarën, dhe më dendësisht në këto ngjarje, akte që i shtohen krimeve të luftës.

Sulmi hakmarrës i Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 232 njerëz dhe ka plagosur afro 1700, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Mediat izraelite kanë raportuar të paktën 250 vdekje dhe Ministria e Shëndetësisë e Izraelit raportoi mbi 1500 të plagosur nga sulmet e Grupeve të Armatosura Palestineze.

Ushtria izraelite ka konfirmuar për mediat se civilët izraelitë, si dhe ushtarët janë rrëmbyer nga grupet e armatosura palestineze dhe janë marrë peng. Rrëmbimi i civilëve dhe marrja e pengjeve njerëzore janë të ndaluara nga Ligji Ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte. Të gjithë civilët e mbajtur peng duhet të lirohen menjëherë, pa kushte dhe të padëmtuar. Të gjithë të burgosurit duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe t’iu jepet atyre trajtim mjekësor.

 

Shkaqet rrënjësore të këtyre cikleve të përsëritura të dhunës duhet të trajtohen urgjentisht. Kjo kërkon respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe përfundimin e bllokadës së paligjshme 16-vjeçare të Izraelit në Gaza, dhe të gjitha aspekteve të tjera të sistemit të aparteidit të Izraelit të imponuar mbi të gjithë palestinezët. Qeveria izraelite duhet të përmbahet nga nxitja e dhunës dhe tensioneve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, veçanërisht rreth objekteve fetare. Amnesty International i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë urgjentisht për të mbrojtur civilët dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme.

Në vitin 2021, Gjykata Ndërkombëtare Penale hapi një hetim mbi gjendjen në Shtetin e Palestinës. Mandati i saj përfshin krimet sipas Ligjit Ndërkombëtar të kryera nga të gjitha palët në luftimet aktuale, si dhe krime kundër njerëzimit të aparteidit kundër palestinezëve.

Histori

Që nga viti 2007, Izraeli ka vendosur një bllokadë ajrore, tokësore dhe detare në Rripin e Gazës duke dënuar kolektivisht të gjithë popullsinë e saj.

Në qershor, Amnesty International publikoi hetimin e saj për ofensivën e majit 2023 në Rripin e Gazës, duke nxjerrë në pah, se Izraeli kishte shkatërruar në mënyrë të paligjshme shtëpitë palestineze, shpesh pa nevojë ushtarake, gjë që përbën një formë ndëshkimi kolektiv kundër popullsisë civile.

Në raportin e saj të shkurtit 2022, Amnesty International përcaktoi se si forcat izraelite kanë kryer në Gaza (si dhe në Bregun Perëndimor dhe Izrael) akte të ndaluara nga Statuti i Romës dhe Konventa e Aparteidit, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullsisë civile me synimi për të ruajtur një sistem shtypjeje dhe dominimi mbi palestinezët, duke përbërë kështu krimin kundër njerëzimit të aparteidit.

 

 

* Kjo deklaratë e Amnesty International i përket dt. 07/10/2023, ndërkaq izraelitët kanë tejkaluar masën me sulmet joproporcionale dhe numri i të vdekurve të pafajshëm palestinezë e tejkalon disa herë atë izraelit!

Israel/OPT: Civilians on both sides paying the price of unprecedented escalation in hostilities between Israel and Gaza as death toll mounts