FMSH kallëzon penalisht Kastriot Myftarajn dhe Gazetën SOT

Qershor 2010, ARKIV

OBJEKTI: 1. Kallëzim penal për kryerjen e veprave penale: «Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive»; “Thirrja për urrejtje nacionale” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

2. Marrjen e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”;

deri në gjykimin përfundimtar të kësaj çështje, ndaj shtetasit Kastriot Myftaraj;

3. Marrjen e masës së sigurimit të karakterit ndalues: “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; apo “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”; ndaj personit juridik Gazeta “SOT”, me botues Arjan Prodani.