Gazeta Mejdani dhe drejtuesi i saj Mustafë Bajrami

Informim për publikun!

Mbrëmë në një debat televiziv në Kosovë u folë për rastin e Manastirit të Banjskës dhe gjithçka ndodhi përreth tij. Ndër të tjera, aty u diskutua për mënyrën dhe rrjedhën e cilësimit të grupës serbe të armatosur.

Bazuar në atë që shkruanin mediat kosovare dhe të huaja nga mëngjesi i asaj dite, personat e armatosur në mëngjes filluan të quhen “sulmuesë”, pastaj ky cilësim evoluoj në “grup kriminal”, pastaj në “bandë e armatosur” dhe tek vonë në mbrëmje, disa media vendore dhe të huaja, mbase edhe njerëz me peshë në politikën vendore dhe ndërkombëtare filluan t’i quajnë terroristë.

E gjithë kjo jipte të kuptohej se shumë njerëz e media nuk ishin në gjendje të kuptojnë se çka po ndodhte aty, ose, frikoheshin nga diçka!

Ju bëj me dije se GAZETA MEJDANI është mediumi i parë dhe i vetëm në Kosovë i cili me bindje dhe me insistim ka përdorur termin “terroristë” që nga orët e para të mëngjesit. Kjo Gazetë, duke pa veprimtarinë e kësaj bande terroristësh dhe duke e krahasuar me veprimtaritë e bandave tjera terroriste, nuk ka hezituar fare që të insistojë ta fus në tregun mediatik kosovar termin përkatës “terroristë”. Sepse kishim të bënim vërtetë me një bandë terroristësh të trajnuar, të paguar, të përgatitur, të furnizuar e të ardhur nga Serbia. Dhe, tanimë po shihet se nuk paskësh gabuar. Sot, edhe emrat më të njohur të politikës ndërkombëtare e përdorin po të njëjtin term.

Këtu nuk dua të them se Gazeta Mejdani i ka nxitur të tjerët, vendorë e ndërkombëtarë, porse, kjo gazetë e bindur në atë që dukej në terren, është e para që ka bërë këtë punë kaq të rëndësishme.

Kanjëherë nuk është aftësi vetëm ta gjesh emërtimin e duhur, por edhe të kuptosh drejtë e të veprosh në kohën e duhur. Bile të jesh i pari që e kupton si është puna dhe ta emërtosh atë me termin e duhur.

Ju faleminderit për mirëkuptim…!
https://mejdani.com/