Ministrisë së Arsimit

Ministres znj. Evis Kushi

 

FMSH denoncon gabimet në tekstet shkollore dhe i sheh këto gabime si injorancë, të qëllimshme dhe keqdashëse. Forumi Musliman i Shqipërisë e denoncon me forcë publikisht, dhe e ka shprehur rregullisht këtë shqetësim të tijin për tekstet shkollore të arsimit parashkollor dhe që haset rëndom në mendimin laik të sotëm. Ne kemi folur shpesh dhe haptas, ku e kemi sqaruar thelbin e Fesë Islame. Tashmë ka nisur gara e paprincip e kotësive të shprehura në tekstet shkollore. Radhën e ka teksti i Historisë për klasën e 10, ku dallohet qartas përmbajtja e paragrafit citojmë: “Besimi i ri iu blatua Muhamedit (570-632)”. Këta autorë duke përfshirë botuesit e tyre dhe të gjithë ata, duhet ta kuptojnë se mbahen me taksat tona. Fatkeqësisht faktorit mysliman të përfshirë gjerësisht në problemet e veta e ndjen mungesën e shprehjes së problemeve të gjithë të interesuarve dhe ne si Forum kërkojmë me forcë që kjo gjendje të marri fund. Ne nuk do të reshtim së kërkuari jo vetëm muslimanëve, por të gjithë atyre që e ndjejnë këtë problem, se Forumi do të kërkojë dhe do të denoncojë fakte të tilla.

 

Fisnik KRUJA

Kryetar