Deklaratë për Media për Censi 2023

Fort të nderuar motra dhe vëllezër muslimanë!

Ju përshëndes me përshendetjen islame “Es-selamu Alejkum” .

Allahu ju ka nderuar me Fene Islame. Të jeni krenarë me këtë fe. Allahu ju begatoftë me gjithë të mirat.

Besoj, se jeni informuar që në vendin tonë ka nisur regjistrimi i popullsisë, sipas një formulari online, ku ndër të tjera kërkohet dhe deklarimi i besimit fetar. Ju bëjmë thirrje të jeni të vemendshëm dhe të vendosur kur të deklaroni përkatësinë tuaj fetare, pra, kur të deklaroni besimin tuaj musliman. Kontrollojeni me kujdes formularin e deklarimit tuaj, që të mos ketë ndryshime nga ato çka keni deklaruar dhe pasi të jeni siguruar, që çdo gjë të jetë në rregull konfirmoni deklarimin online të tij. Deklarimi do të bëhet përmes intervistave nga nëpunës të INSTAT të pajisur me laptope, të cilët do ta zhvillojnë pyetësorin të përgatitur dhe fillimisht do t’ju marrin në celular. Pra, mos e refuzoni intervistën, sepse po nuk pranuat telefonatën është njësoj sikur keni refuzuar të intervistoheni.

Dijeni se deklarimi juaj si muslimanë në rubrikën përkatësia fetare është i një rëndësie të madhe tek Krijuesi, i barazvlefshëm me shehadetin, për deklarimin e të cilit Allahu ka premtuar xhenetin. Të mbrojmë veten, të mbrojmë fenë tonë Islame. Ne jemi pro familjes, jemi pro jetës dhe pro moralit si muslimanë shqiptarë dhe si shumicë qytetare e këtij vendi.

Forumi Musliman i Shqipërisë

Dega Kavajë/

Nexhmi Haveriku / Nënkryetar