DEKLARATË

Forumi Musliman i Shqipërisë mbështet pa rezerva peticionin e besimtarëve drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ndalimin e shitjes, dhënies për ndërtim (me përqindje) apo dhënies së lejes për ndërtim nga Bashkia për dy parcela me sipërfaqe 1076 metra katrorë dhe 1000 metra katrorë të ndodhura në Bulevardin e Ri të Tiranës, pronë vakëf në administrim të KMSH.

Forumi Musliman i Shqipërisë është gjithashtu në një mendje më nënshkruesit e peticionit, që prona vakëf në fjalë të shërbejë për ndërtimin e një xhamie, e cila përmbush më së miri amanetin e vakëfit, si dhe është domosdoshmëri për atë zonë mbasi aty pranë nuk ka asnjë xhami. Kjo deklaratë vjen në vijim të qëndrimeve të vazhdueshme të Forumit Musliman të Shqipërisë në mbrojtje të pronës vakëf nga përvetësimet abuzive dhe keqadministrimi.

Këtu keni peticionin on-line:

https://www.change.org/p/besimtar%C3%ABt-mysliman%C3%AB-shqiptar%C3%AB-ndalimin-e-shitjes-s%C3%AB-pron%C3%ABs-vak%C3%ABf-n%C3%AB-bulevardin-e-ri-nd%C3%ABrtimi-i-nj%C3%AB-xhamie-t%C3%AB-re-aty