ArkiviMediaPer Media		
					
				
		
			FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË DEKLARATË PËR SHTYP / ARKIV 08.07.2005 Forumi Musliman i Shqipërisë dënon me indinjatë të thellë aktet terroriste që janë kryer në Londër më 07.07.2005. ai shpreh dhimbjen e thellë për viktimat e këtij atentati çnjerëzor dhe bashkohet me familjet e viktimave dhe gjithë popullin britanik në dhimbje. Terrorizmi si fenomen nuk ka lidhje me thelbin e asnjë religjioni, dhe aq më tepër me atë Islam, i cili paqen, mirëkuptimin dhe tolerancën midis njerëzve e ka në themelin e tij. Forumi Musliman i Shqipërisë është i angazhuar në mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave më të çmuara të qytetërimit në përgjithësi, dhe atij musliman në veçanti, dhe tërheq vëmendjen se akte të këtilla kriminale dhune, mbi njerëz të pafajshëm nuk mund të zgjidhin asnjë lloj problem. Përkundrazi ato janë rrënuese të harmonisë ndërqytetëruese dhe ndërfetare, dhe bien ndesh me mësimet e Islamit. Forumi Musliman i Shqipërisë i apelon të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen, dhe në veçanti shqiptarëve muslimanë që jetojnë në Britaninë e Madhe, që në këto momente dhimbjeje dhe terrori t’i qëndrojnë pranë popullit britanik dhe ndajnë me ata dhimbjen. Në të njëjtën kohë, Forumi Musliman i Shqipërisë i bën apel Komunitetit Ndërkombëtar dhe mediave në përgjithësi, që në opinionet e tyre, të bëjnë një herë e mirë dallimin e qartë ndërmjet Islamit dhe terrorizmit si dy realitete që e përjashtojnë njëra-tjetrën. Lexime: 271...		
	 
	
	
		
			ArkiviMediaNjoftimPer Media		
					
				
		
			FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË Deklaratë për Shtyp/ ARKIV 14 / 06 / 2005 Forumi Musliman i Shqipërisë, në lidhje me njoftimet që janë dhënë në shtyp, më datë 14. 06. 2005 bën sqarimet e mëposhtëme: –          në datë 14. 06. 2005, Gazeta Shqiptare në shkrimin mbi shoqatën tonë të titulluar ”Muslimanët, lind organizata paralele”, aludohet se […]...		
	 
	
	
		
			Per Media		
					
				
		
			FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË – Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar 30/11/2012 Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një […]...		
	 
	
	
		
			Njoftim		
					
				
		
			Forumi Musliman i Shqipërisë i angazhuar prej kohësh në mbrojtje të familjes dhe të vlerave të saj tradicionale së fundmi është bërë pjesë e një nisme fisnike dhe e një koalicioni në mbrojtje të kësaj vlere themelore të shoqërisë shqiptare. Në bashkëpunim me grupe interesi që kanë në themel të punës së tyre ruajtjen e […]...		
	 
	
	
		
			Njoftim		
					
				
		
			Një takim i frytshëm ky i organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë për të nxjerrë në pah sfidat e reja të bashkësisë muslimane që e presin atë, si dhe format e reja të shfaqjeve islamofobike në shoqërinë shqiptare. Në këtë takim ku morën pjesë një grup intelektualesh të specializuara në fusha të ndryshme në qendër […]...		
	 
	
	
		
			Per Media		
					
				
		
			DEKLARATË Forumi Musliman i Shqipërisë mbështet pa rezerva peticionin e besimtarëve drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ndalimin e shitjes, dhënies për ndërtim (me përqindje) apo dhënies së lejes për ndërtim nga Bashkia për dy parcela me sipërfaqe 1076 metra katrorë dhe 1000 metra katrorë të ndodhura në Bulevardin e Ri të Tiranës, pronë vakëf […]...